Lidhje


Izraeli arrestoi dje brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se forcat izraelite kanë arrestuar Myftinë e Madh të Jerusalemit dhe Palestinës, sheikun Mohammad Hussein, brenda oborrit të xhamisë në Jeruzalem.

 

Këtë e bën të ditur Departamenti për Pasuritë Islame, sipas të cilit sheiku Mohammad Hussein u arrestua pas lutjes së së premtes dhe u dërgua te Porta Mughrabi e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.

 

Dukeiu referuar burimeve, Wafa raporton se forcat izraelite bastisën dhomën e kontrollit të zërit të xhamisë dhe ndaluan Myftiun e Madh pas një predikimi ku ai dënoi politikën izraelite të urisë kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës.

 

Të njëjtat burime konfirmuan gjithashtu se një njësi speciale e policisë izraelite bastisi zyrën e rojes kryesore të xhamisë si dhe zyrën e drejtorit të xhamisë, njëkohësisht me ndalimin e Myftiut./boldnews

XS
SM
MD
LG