Lidhje


Helikopteri iranian detyron të ndryshojë kurs anijen amerikane në Detin e Omanit

Një incident me tension të lartë është regjistruar në Detin e Omanit, ku një helikopter i marinës iraniane është përballur me anijen luftarake amerikane USS Fitzgerald.

 

Sipas njoftimit zyrtar të ushtrisë iraniane, anija amerikane i ishte afruar ujërave që ndodhen nën mbikëqyrjen e Iranit, duke provokuar një reagim të menjëhershëm nga forcat detare iraniane.

 

Helikopteri i Regjionit të Tretë Detar të marinës iraniane u afrua mbi shkatërruesin amerikan dhe përmes radios lëshoi sinjale paralajmëruese, duke kërkuar që ai të largohej nga zona që Irani e konsideron nën kontrollin e tij.

 

Në kulmin e përplasjes, ekuipazhi i USS Fitzgerald paralajmëroi se do të hapte zjarr ndaj helikopterit në rast se ai vijonte të qëndronte pranë. Në fund, sipas burimeve iraniane, anija amerikane ka ndryshuar kurs dhe është drejtuar drejt jugut.

 

Ngjarja vjen në një kohë tensioni të shtuar në rajon, me incidente të përsëritura mes forcave detare të SHBA-së dhe Iranit në ujërat strategjike të Gjirit Persik dhe Detit të Omanit. Deri më tani, nuk ka pasur reagim nga autoritetet amerikane për këtë incident.

XS
SM
MD
LG