Analisti i.zraelit: “I.zraeli tani ka një plan për spastrimin etnik në Gaza”

Analisti politik izraelit Gideon Levy ka akuzuar qeverinë izraelite se po planifikon spastrimin etnik të popullsisë së Gazës. Në një opinion të botuar në gazetën Haaretz, Levy shkruan: “Dikush e konceptoi këtë plan, u diskutuan të mirat dhe të këqijat, u propozuan alternativa, u shqyrtuan opsione të spastrimit total apo me faza – dhe e gjitha kjo u bë në salla të klimatizuara, me procesverbale dhe vendime të qarta.”
“Për herë të parë që nga fillimi i kësaj lufte hakmarrëse në Gaza, është e qartë se Izraeli ka një plan – dhe është një plan i thellë dhe kriminal,” thekson ai.
Sipas Levy, nuk mund të thuhet më se kjo është një luftë pa qëllim apo se ushtarët po vdesin kot: “Ata po vdesin në një luftë për spastrimin etnik.”
Artikulli i referohet një plani të ushtrisë izraelite për të zhvendosur me forcë të gjithë popullsinë e Gazës drejt një zone të përqendruar në jug të territorit. /mesazhi