Lidhje


Trump: Falë ndërhyrjes sime, së shpejti do të ketë paqe mes Iranit dhe I.zraelit

“Së shpejti do të kemi PAQE mes Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po ndodhin. Unë bëj shumë, por nuk më jepet kurrë merita — s’ka problem, populli e kupton.:, kështu shprehet Donald Trump në një postim në rrjetin social të tij lidhur me luftën Izrael-Iran.

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një deklaratë të gjatë në rrjetin e tij Truth Social, ku foli për perspektivën e paqes mes Iranit dhe Izraelit pas një konflikti të drejtëprdrejtë të nisur ditët e fundit mes tyre. Trump renditi disa prej ndërhyrjeve të tij në politikën e jashtme, ku mes të tjerave përmendi rastin e Kosovës dhe Serbisë.

 

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin shumë pranë luftës, siç kanë qenë për dekada me radhë. Unë e ndala atë,” shkruan Trump në postim, duke kritikuar më pas paraardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden.

 

“Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë të pamenduara, por unë do ta rregulloj përsëri”, theksoi Trump. Trump iu referua marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020, e cila u ndërmjetësua nga administrata e tij dhe synonte normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë./joq

 

XS
SM
MD
LG