Filmi G.A.Y për fëmijë denoncuar nga JOQ, Goxhaj mposht axhendën e L.G.B.T.Q dhe fiton gjyqin

Të enjten, Altin Goxhaj ka patur gjyqin e radhës me LGBTQ për mbrojtjen e fëmijëve, gjyq të fituar nga avokati. Në këndin e intervistës, në TVA News, i ftuar në studio, Goxhaj u shpreh se gjyqi kundër filmit për fëmijë "Strange World” u fitua, ndërsa shtoi se LGBTQ nuk u paraqit në gjyq sepse nuk e përballojnë të vërtetën e hidhur që kanë shkelur të drejtat e fëmijëve. Ky i fundit u shpreh se kjo është një fitore për të gjithë prindërit sepse tashmë kinematë apo televizionet do ta kenë të vështirë të trajtojnë tema të tilla duke bërë propagandë, apo lavazh truri për axhendën LGBTQ për fëmijët e vegjël.
Në intervistë për TVA News, me gazetaren Sedjana Huna, avokati Goxhaj u shpreh se LGBTQ nuk mundet dot të bëjnë propagandë televizive dhe në kinema apo libra për fëmijët pa konsensusin e prindërve, sepse askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në jetën e fëmijëve pa lejen e prindërve. Goxhaj shtoi se askush nuk duhet të guxojë të seksualizojë fëmijët apo t’i trajtojë ata si subjekte të axhendave seksuale të komunitetit LGBTQ siç ndodhi në këtë histori ku OJF-të që bëjnë para duke shpikur diskriminim ndaj LGBTQ. Ai shtoi se prindërit shqiptarë duhet të jenë vigjilent sepse kjo axhendë sapo ka filluar.
Ndër të tjera Goxhaj tha se prindërit duhet të kenë kujdes, pasi Shqipëria është në një situatë ku duhet të firmos brenda vitit 2028, legalizimin e pasaportave GAY, adoptimin e fëmijëve nga çiftet LGBTQ për të përfituar pasaportën europiane, Shqipëria 2030 e trumbetuar nga kryeministri i vendit Edi Rama, Avokati Altin Goxhaj iu bëri thirrje prindërve që të ndërgjegjësohen dhe të veprojnë menjëherë. Ai u kërkoi prindërve që të anëtarësohen dhe menjëherë të jenë anëtarë të bordeve në shkollat përkatëse të fëmijëve të tyre që të mbrojnë të vegjlit e tyre nga axhenda e komunitetit LGBTQ.
Kujtojmë se filmi “Strange World” do të publikohej në vitin 2022 në kinematë shqiptare, një shqetësim i ngritur në JOQ nga një prindër, artikull që mori shumë reagime, teksa ngriti në këmbë, Goxhajn, por jo vetëm, Pastor Akilin dhe shumë prindër të cilët jo vetëm që anuluan që ky film me në prej personazheve kryesorë të këtij filmi të animuar i cili është një adoleshent, tregon në film pëlqimet e tij homoseksuale për një shok shkolle, që shpreson të përfundojë me një fund dashuror, të mos transmetohej, por së fundmi, u fitua dhe gjyqi ndaj LGBTQ lidhur me këtë rast në fjalë./JOQ