Lidhje


Netanyahu: Lufta do vazhdojë deri kur e gjithë Gaza të jetë nën kontrollin e I.zraelit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se lufta në Gaza do të vijojë deri sa e gjithë zona të jetë nën kontrollin e tij. Ai është shprehur se pavarësisht luftës, është i nevojshëm parandalimi i krizës humanitare. Për këtë, do të ndërmerren 3 hapa për ndihma në Gaza, sipas BBC.

 

E para i përmbahet dërgimin e ndihmave bazë në Rripin e Gazës. E dyta konsiston hapjen e pikave të shpërndarjes së ushqimit nga kompanitë amerikane, që janë siguruar nga ushtria izraelite. Së fundmi, synon krijimin e një zonë për të mbrojtur civilët pas marrjes së kontrollit të sigurisë në Gaza.

 

Mënyra e vetme sipas Netanyahut për të përfunduar luftën është vetëm nën kushtet që nuk cenojnë sigurinë e Izraelit. Kështu ai shprehet se dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, dorëzimin e armëve nga Hamasi, dëbimin e udhëheqjes së kësaj të fundit nga Rripi i Gazës dhe çarmatimin e zonës.

 

Netanyahu thekson se banorët të cilët duan të ikin nga Gaza, do të mund të largohen.

 

E ndërsa kryeministri i Izraelit shprehet se nuk dëshiron krizë humanitare, deri më tani vetëm 5 kamionë të OKB-së janë lejuar që të kalojnë ndihma, duke përfshirë dhe ushqim për fëmijë. Kujtojmë se një ditë më parë, qeveria e Britanisë së Madhe ka pezulluar bisedimet me Izraelin për tregtinë, pasi Starmer u shpreh se vendi i tij është i tmerruar nga përshkallëzimi i luftës nga ana e Izraelit/tvklan.al

XS
SM
MD
LG