Medvedev kërcënon Finlandën dhe Suedinë me goditje b*rthamore: Janë në shënjestër

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj anëtarëve më të rinj të NATO-s, duke i cilësuar si objektiva të mundshëm për goditje hakmarrëse, përfshirë edhe me armë bërthamore, në rast konflikti me Perëndimin. Deklarata u raportua nga agjencia shtetërore ruse TASS.
“A u përmirësua jeta e tyre? Jo. Ata thjesht u bënë objektiva,” u shpreh Medvedev në mënyrë ironike, duke komentuar vendimin e këtyre shteteve për t’iu bashkuar NATO-s.
Duke folur për rrezikun bërthamor, ai e përshkroi situatën globale si “të përmirësuar disi”, por theksoi se kërcënimi mbetet real dhe i vazhdueshëm. Medvedev përmendi gjithashtu një “rrjedhë të pakthyeshme historike” në përdorimin e armëve dhe theksoi nevojën për dialog të drejtpërdrejtë me SHBA-në për të shmangur një katastrofë globale.
Sipas tij, megjithëse armët bërthamore nuk janë përdorur që nga Lufta e Dytë Botërore, përdorimi i vazhdueshëm i armëve konvencionale tregon se kërcënimi përshkallëzues është i vazhdueshëm. Ai vuri në dukje se parandalimi bërthamor mbetet “i justifikuar dhe i domosdoshëm”, për të ruajtur ekuilibrin global./Enews