Të sëmurët po v.desin/ Raporti tronditës i ‘Amnesty’ për Onkologjikun konfirmon se krimet kundër njerëzimit i ka kryer Rama

Një ditë pasi Edi Rama bëri propagandë në Qendrën Spitalore Universitare, duke lënë të sëmurët nëpër ambulanca të vuajnë për shkak të shfaqjes së tij, vjen një nga raportet më të rënda në historinë e Shqipërisë post-komuniste. ‘Amnesty International’ publikoi raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.
‘Amnesty’ fokusohet pikërisht tek skandali me Spitalin Onkologjik. “Pacientëve me kancer u mohua qasja në kujdes shëndetësor falas në Spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë,” thuhet në fjalinë e parë të raportit.
“Shumë pacientë që kishin nevojë për trajtim për kancerin u transferuan nga mjekët e Spitalit Shtetëror ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet, në klinikat e tyre private me pagesë. Mjekët u pezulluan dhe hetimet janë duke vazhduar. Komiteti i OKB-së për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore theksoi shqetësimet në lidhje me pamjaftueshmërinë në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor, mungesën e personelit, mungesën e aksesit në shërbime të specializuara për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, veçanërisht në zonat rurale,” thuhet në raport.
Natyrisht mediat e qeverisë nuk u morën me këtë raport, një nga më të rëndit në dekada për vendin tonë.
Por fakti që ai vjen një ditë pas propagandës së Edi Ramës në QSU është ‘shuplaka’ më e rëndë për kryeministrin.
Kur shpërtheu skandali i Onkologjikut, Rama tha vetë se aty janë kryer krime kundër njerëzimit.
Pavarësisht kësaj deklarate, edhe pse ka 12 vite në pushtet që ka lejuar këto krime kundër njerëzimit, Rama nuk bëri asgjë për të ndryshuar situatën, madje ajo u përkeqësua.
Për këtë arsye, ky raport i ‘Amnesty’ vetëm sa konfirmon atë që thuhet vazhdimisht, se kur nuk merr masa kundër krimeve ndaj njerëzimit, konfirmon se ato i ke kryer vetë./SYRI.net