Lidhje


I.zraeli postoi dhe më pas fshiu një postim ngushëllimi për vdekjen e Papës

Qeveria izraelite ndau dhe më pas fshiu një postim ngushëllimi në rrjetet sociale për vdekjen e Papa Françeskut, pa dhënë arsye për këtë, raportoi sot Reuters. Mediat izraelite e lidhën këtë lëvizje me kritikat që Papa Françesku bëri për luftën në Gaza. “U prehsh në paqe Papa Françesku. Qoftë i bekuar kujtimi i tij”, postoi të hënën llogaria e verifikuar “@Israel” në platformën X, pranë një fotografie të Papës teksa ai po vizitonte Murin Perëndimor në Jerusalem.

 

Jerusalem Post citoi zyrtarë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit të kenë thënë se Papa kishte bërë “deklarata kundër Izraelit” dhe se ngushëllimet ishin postuar në mediat sociale “gabimisht”.

 

Papa Françesku, 88 vjeç, i cili vdiq të hënën, sugjeroi nëntorin e kaluar që komuniteti botëror duhet të studiojë nëse fushata ushtarake e Izraelit në Gaza përbënte gjenocid kundër palestinezëve, në disa nga kritikat e tij më të qarta për sjelljen e Izraelit në luftën me Hamasin që filloi në tetor 2023.

 

Papa gjithashtu e quajti situatën humanitare në Gaza “të turpshme” në janar, duke tërhequr kritika nga kryerabini hebre i Romës, i cili akuzoi Papa Françeskun për “mëri selektive”./euronews

XS
SM
MD
LG