I.zraeli kryen sulm ajror ndaj kryeqytetit sirian Damask
Thursday, 13 March 2025 17:16

Avionë luftarakë të Izraelit kryen sulm ajror ndaj kryeqytetit të Sirisë, Damask, raporton Anadolu. Avionët izraelitë vendosën në shënjestër një ndërtesë në zonën Marshou Dummar rreth orës 13:45 sipas kohës lokale.
Si pasojë e sulmit u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme ndërsa nga ndërtesa që u shënjestrua u ngrit tym.Në lajmin e televizionit izraelit "Channel 14" pretendohet se në sulmin ajror që Izraeli kreu ndaj Damaskut u shënjestrua selia e Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës.
/AA