Lidhje


DASH: Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë sërish Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave, duke theksuar lidhjet e këtij fenomeni me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

 

Pak ditë më parë, DASH publikoi volumin e dytë të raportit për Pastrimin e Parave, ku ndër vendet e përmendura figuron edhe Shqipëria. Sipas raportit, për shkak të niveleve të larta të krimit dhe korrupsionit, në vend vërehet një prezencë e shtuar e pastrimit të parave.

 

DASH thekson se kriminelët pastrojnë të ardhurat kryesisht nëpërmjet blerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

 

“Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para në dorë, kontrollet e dobëta kufitare dhe kontrolli i dobët doganor, lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, kriptomonedhave dhe projekteve të tjera në fushën e biznesit”, thuhet në raport.

 

Raporti përmend gjithashtu raste konkrete që lidhen me hetimet ndaj ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, duke përfshirë edhe Sali Berishën.

 

“Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në tetor SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion sipas parashikimeve të nenit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta 2021, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës për korrupsion dhe pastrim parash dhe sekuestroi pasuritë e tij."

 

Po ashtu, raporti sjell në vëmendje edhe çështjen e inceneratorëve, duke përmendur rastin e ish-ministrit Lefter Koka.

 

XS
SM
MD
LG