Lidhje


Pse arbërit u quajtën shqiptarë?

Nga Muharrem Abazaj, gjuhëtar

 

Sqarimi i kuptimit të etnonimit tonë aktual, shqiptar, është me shumë interes. Pikërisht për këtë arsye janë bërë shumë studime nga autorë të ndryshëm. Por vetëm dy prej tyre kanë gjetur më shumë mbështetje.


-Emri shqiptar vjen nga emri shqip i gjuhës sonë, mendim që është mbështetur nga Hahn, Çabej, Demiraj, etj.


-Emri shqiptar rrjedh nga simboli i shqiponjës, mendim i cili është mbështetur nga A.Buda etj..


Por të dy këto pikëpamje nuk kanë arritur në një përfundim shterues, të gjithë pranushëm, ndaj dhe Çabej shprehej:”Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqiptar mbetet një çështje e hapët ”


Ndërrimi i etnonit të një kombi nuk mund të ndodhë veç për ndonjë shkak madhor i cili mund të rrezikojë ekzistencën e tij. Prandaj do të përpiqemi të mund të zbulojmë se cili ka qenë ai shkak, ai rrezik, që ka shpënë më lindjen e këtij etnonimi të ri?

 

Dihet se ky etonim është relativisht i ri. Ai dokumentohet si i periudhës pas vdekjes së Skënderbeut, por ngjizja e tij do të ketë filluar edhe më parë. Arbërit, paraardhësit tanë, janë autoktonë në këto troje. Që nga periudhat më të lashta, ata e kanë siguruar ekzistencën e tyre vetëm duke u lidhur në një mënyrë të pazgjithshme dhe të përherëshme me tokën. Seicili prej tyre ka qenë lidhur me një hapësirë të caktuar toke të cilën e përcillte si pronë për brezat pasardhës. Prej saj kanë siguruar ushqimin: prodhimet bujqësore dhe ato blektorale. As që mund të mendohet ekzistenca e këtyre banorëve të lashtë pa këtë lidhje, këtë rrënjosje me dheun, token, arën e tyre.

 

Fisi ilir i arbërve ka qënë shumë i lidhur me token, ka patur aftësi aq të veçanta për ta punuar atë, sa dhe etonimi i tij lidhej me tokën. arë ban, bën arë. Si të gjithë fiset ilire edhe arbërit qëndruan disa shekuj nën sundimin romak.

 

Pushtuesit romakë e ruajtën sundimin e tyre – duke vendosur që në fillim në trojet arbërore struktura ushtarake, duke konfiskuar tokat përreth qyteteve dhe krijuan koloni duke sjellë kolonëromakë, duke grabitur toka në zonat e ulëta, duke krijuar me to latifone, duke u vendosur taksa të ndryshme fshatarëve të lirë. Ato qytete të pakta të Arbërisë nuk arritën të kenë ndonjë shtim të madh popullsie, pasi ekonomia e tyre bazohej kryesisht tek zejtaria.


Të gjitha këto masa të pushtuesëve nuk arritën të sjellin ndryshime të ndjeshme në strukturëne popullsisë, pjesa dërrmuese e tyre vazhdoi të mbetet fshatarsia e lirë. Kur u nda Perandoria Romake arbërit mbetën në Perandorinë Bizantine të Lindjes. Sistemi qeverisës nuk pësoi ndonjë ndryshim të madh. Pushtuesi, duke ruajtur kontrollim ushtarak, u mbështet tek feudalët vendas. Fudalët nuk e cënuan pronën mbi tokën e fshatarsisë, e cila vazhdonte të përbënte masën dërrmuese të popullsisë, por vetëm engarkuan ata me taksa të shtuara.

 

Aty nga shek. VI. u shfaqën në jug të Danubit sllavët dhe vërshimi i tyre u shty deri në një pjesë të territoreve Ilirisë së Jugut. Siapas marëveshjes midis perandorit Androniku II të Bizantit dhe mbretit serb Uroshi II, sllavëve iu njohën territoret të pushtuara në veri të Durrësit e të Ohrit. Një pjesë e kësaj popullsie vendase u tërhoq për një periudhë kohe nëpër male, por kur zbriti përsëri në fushë, gjeti aty të vendosur edhe banorë sllavë. Ardhësit kishin zaptuar sasi të konsiderueshme tokash bujqësore, duke u bërë pronarë të tyre. Kjo gjë do t’i ketë shqetësuar shumë arbërit. Duke i pare ardhësit si pjesë e pushtuesëve, ata frikësoheshin për pronat e tyre. Por vendosja në këto troje e këtyre të huajve nuk u kthye në ndonjë rrezik të madh për vendasit. Me tërheqjen e pushtuesëve, mjaft nga këta sllavë nuk u larguan më nga tokat që patën zënë, por nuk arritën të bëhen shumicë dhe me kalimin e kohës ata u asimiluan nga vendasit.

 

Nën Perandorinë Bizantine të Lindjes, deri në shpërbërjen e saj, arbërit mundën ta ruajnë bashkësinë etnike të tyre. Edhe dallimet fetare që u krijuan nuk e prishën kohezionin e frymës kombëtare të tyre. Por, përpara mbrritjes së turqve, pas rënies së Konstandinopojës më 1204, mjaft territore ilire ishin pushtuar nga serbët, nën udhëheqjen e Stefan Dushanit. Ky pushtim i tronditi seriozisht arbërit, sepse ai nuk ishte vetëm një pushtim ushtarak. Pushtuesit po sillnin me vete edhe grupe të mëdha kolonësh me synimin që ata të vendoseshin përgjithmonë në këto troje.

 

Perandoria e Stefan Dushanit qe konkretizimi i ambicieve pushtuese të klasës feudale serbe. Strategjia e tyre ishte kolonizimi i trojeve të arbërve. Në vendet e pushtuara feudalët serbë u pajisën me fonde të mëdha tokësore që iu rrëmbyen popullsisë vendase.

 

Kodi i Stefan Dushanit, dokumenti, kryesor që sanksiononte marrëdhëniet ekonomike, politike e juridike të shtetasve të Perandorisë me pushtetin e carit e të klasës sunduese serbe, përfshinte në sistemin e marrëdhënieve feudale edhe bashkësitë e lira fshatare e blegtorale, duke i dhënë ato si pronë feudale për manastiret e për feudalët serbë. Një masë e tillë godiste rëndë fshatarësinë e lirë shqiptare, posaçërisht atë të zonave malore, që kishte mundur t’i shpëtonte deri atëherë shfrytëzimit feudal e të ruante një farë autonomie politike ndaj pushtetit qendror.


Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb në viset veriore shqiptare e veçanërisht në Kosovë, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Të pasura me toka bujqësore, me qendra të zhvilluara minerare, zejtare e tregtare, këto territore kishin qenë një joshje e vazhdueshme për mbretërit serbë. Është vendi të përmendim këtu se ky synim serb për të kolonozuar troje shqiptare përmes marrjes së tokave fshatarëve arbër , ka vazhduar pa ndërprerje. Le të sjellim në kujtesë deklarimin e Çubliroviçit: “Padyshim, shkaku kryesor që kolonizimi ynë pati pak sukses në këto rajone është fakti se tokat më të mira mbetën në duart e shqiptarëve. E vetmja rrugë e mundshme për kolonizimin tonë masiv të këtyre rajoneve është t’u marrim tokën shqiptarëve

 

Ky rrezik u bë fare i dukshëm, kur aty rreth gjysmës së dytë të shek. XIII, kur shteti i Arbrit iu aneksua Despotati të Epirit. Pas kësaj Shteti i Arbërve gati u bë inekzistent.


Në këto kushte edhe etnonimi arban nuk mund t‘i përfaqësonte më banorët e të gjithë territoreve të dikurshme. Pushtuesit serbë filluan të zënë toka, të ndërtojnë shtëpitë e tyre deri sa të ndërtojnë edhe qendra të reja banimi me emërtime sllave. Ky ishte kërcënimi më i madh që po provonin banorët vendës të këtyre trojeve. Rrezikohej shuarja e kombit të tyre. Nga përvoja shekullore ata e dinin mirë se ekzistenca e tyre deri atëhere në këto troje, nën shumë pushtuas të huaj, ishte bërë e mundur vetëm nga mos lëshimi asnjëherë i arave të tyre, i tokës së trashëguar nga etërit e tyre. Prandaj e vetmja mundësi për ta përballuar këtë rrezik të madh ishte mos lëshimi i arave të tyre, mos dhënia pushtuesëve e arave të tyre të trashëguara. Ky rrezik që i kanoste të gjithë fshatarët e lirë të cilët vazhdonin të përbënin pjesën dërrmuese të arbërve, i ka detyruar ata të japin alarmin, në mbrojtje të tokave të tyre, të atdheut të tyre.

 

Në këtë periudhë kërcënuese për atbërit ka lindur edhe etnonimii ri shqiptar.

 

Kjo rezistencë ka kërkuar solidaritet të plotë, prandaj thirrja për të mos e lëshuar arën e babës, dheun e babës, Atdheun, do të ketë përfshirë të gjithë banorët e trojeve arbnore duke e fuqizur shumë solidaritetin mbarëkombëtar të tyre, duke u shndërruar në një kushtrim të vërtetë kombëtar: Ky kushtrim do të jetë shprehur në forma të ndryshme, por esenca e tyre do të ketë qenë “ mos lëshoni, mos jepni tokën që trashëgoni nga etërit, dheun e babës. I artikuluar shumë shpesh nga persona të shumtë dhe gati në të gjithë teritorin e banuar nga arbërit: “ Nuk jepet dheu i atit, mos jepni dheun e atit ”, kjo thirrje, ky kushtrim, ka fituar karakterin e një apelativi mbarëkombëtari cili ka sjellë lindjen e etnonimit të ri shqiptar. Etnonimi i ri është artikuluar në zanafillë me gjuhën ilire. Njohuritë që kemi sot për ilirishten na munësojnë ta zbulojmë se si është krijuar ky etnonim i ri..

 

Leksiku i ilirishtes ka qenë shumë i kufizuar, pasi fjalët kanë qenë të gjitha njërrohëshe dhe me trajta të ngurta, pasi ilirishtja nuk i ka disponuar elementet gjuhësore si parashtesat, prapashtesa etj. të cilat u japin fjalëve fleksibilitet.Fjalët njërrokëshe të ilirishtes i gjejmë në shqipen e sotme ose identike me fjalët njërrokëshe si am /amë, nënë, at / at, babë, ar / arë, la (gegënisht me la), toskërisht laj, da / gegënisht me da, toskërisht ndaj, ba gegënisht me ba, toskërisht bën. Ose si rrenjë të tyre: pun/oj., pri/prij, etj .


Numri i fjalëve njërrokëshe ka qenë shumë i kufizuar prandaj për të krijuar fjalë të reja, është përdorur përngjitja e fjalëve njërrokëshe. Fjala mirë është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshem m – ir. ku m ka kuptimin e parafjalës me dhe ir ka kuptimin e mbiemrit i bekuar, i uruar të cilat të përngjitura japin kuptimin: diçka e bekuar, e uruar e mirë. 

 

Formimi fjalëve me anën e përngjitjes ka vazhduar pa ndërprerje në gjuhën ilirishte – shqipe. Shembull: fjala kushtrim është formuar nga përngjitja e fjalëve: kush – është – trim, po kështu fjala bukëpjekës, rrobaqepës, hekur punues etj. Thirrja kushtruese: “ Nuk jipet ara e atit, ” Në gjuhën ilirishte delte me një fjalë të vetme SKIPATAR Kjo trajtë, skipatar, duhet të ketë qenë trajta zanafillëse e këtij emërtimi. Studuesi i njohur i çështjeve shqiptare Thunman. Shkruante:“ Albanët (arbërit), e quajnë veten e tyre skipatar, por kuptimin e kësaj fjale ata nuk e dinë.

 

Edhe rilindasit tanë e kanë ruajtur trajtën shqipatar, por e kanë shprehur shqipëtar, duke zëvendësuar zanoren a në me zanoren ë, si tek shumë fjalë të tjera:, arban / arbër, nanë / nënë etj.Një reviste e botuar nga shqiptarët në Bukuresht mbante titullin Sqipetar.


Fjala skipatar e ilirishtes është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: sk – ip – ar – at.


Ku, fjala sk ka kuptimin e pjesëzës mohues s’ nuk. Vite më parë në të folurën tonë të përditëshme ka ekzistuar një pjesëz mohuese cuq e cila nuk shkruhej. Fjala ip ka kuptimin e foljes me dhënë, jip. fjala ar ka kuptimin e emrit arë, fjala at ka kuptimin e emrit at, baba.

 

Kuptimi i emërtimit del: “ Nuk jipet ara e atit, babës”


Një shprehje e tillë duke u artikuluar masivisht dhe për shumë kohë,do të ketë zënë vend në memorjen e artikuluesëve të saj. Etnonimi i një kombi kalon përmes një rruge të gjatë. Atë mund ta krahasojmë me këngë të bukur popullore që e këndojnë të gjithë,por varianti i pare i sa mbetet anonim, nuk. dihet nga kush e krijoi apo këndoi i pari.

 

Përfundimisht themi: se emërtimi shqipëtar ka dalë në një etapë shumë të vështirë për arbërit, kur ekzistenca e të cilëve varej vetëm nga rezistenca e tyre kundër kolonëve sllavë për të ruajtur arat e tyre, arat që u kishin lënë trashëgim etërit, arat e atit, dheun e atit, Atdheun./sot.com

 
 
 
XS
SM
MD
LG