KESH shet energji me çmim 2 herë më pak se bursa, humbja mbi 2 mln euro për 1 javë
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në periudhën 6-12 maj ka shitur një sasi energjie prej 60 mln kwh, ndërkohë që çmimi që KESH ka aplikuar është 54 euro/MWH.Kjo sasi energjie nuk është shitur referuar çmimit në bursë, që pothuajse është dy herë më i lartë se ai që ka aplikuar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
Energjia është shitur përmes platformës elektronike www.trading.kesh.al.