A është mirqënia që vjen prej gadishullit arabik sprovë apo begati?
(Sprova e Ahlasit dhe Duhejmasë, sprova e kohëve të rehatisë.)
Shkruan: Hoxhë Alban Gorishti
Dijetarët tanë të spikatur pohojnë se shumë prej shenjave të vogla, paralajmëruese të ditës së fundit, tashmë janë materializuar. Prej tyre kanë mbetur shumë pak akoma pa u shfaqur, ajo që me kundërthënie (nëse është materilaizuar tërësisht apo jo) përmendet si shenjë e vogël prej shenjave të ditës së fundit, është edhe Sprova e Ahlasit dhe Duhejmasë apo siç janë quajtur ndryshe sprova e kohëve të rehatisë. Faktikisht kur po lexoja disa nga shenjat e këtyre kohëve, më habiti ngjashmëria me atë që po materializohet edhe sot e kësaj dite. Gjithsesi ky artikull nuk merr përsipër të komentojë gajbin dhe as të spekullojë mbi natyrën e tij por të hedhi paralele ndërmjet koncepteve që pejgamberi shpesh përmend si ndërlidhëse të ndodhive që do të ndodhin dhe atyre kritereve që përmbushin përditshmërinë e besimtarëve. Tek e fundit sprovat shtrihen para dhe pas tyre si një zinxhir eventesh dhe nuk janë kurrsesi ndodhi të izoluara brenda një hapësire të caktuar.