Konkurrenca e kompanive ajrore ul çmimet, Shqipëria me biletat më të lira në botë
Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ka pasur kaq shumë pasagjerë javët e fundit, saqë po punohet për zgjerimin e strukturave. Por gjithë ky fluks nuk është rastësi. Në pjesën e parë të vitit 2024, rezulton të jetë aeroporti me rritjen më të shpejtë të fluksit në Evropë, me mbi 200% krahasuar me vitin 2019, sipas Aci Europe. Bumi i turistëve bëri që të hapen disa linja ajrore. Por arsyeja kryesore qëndron në konkurrencën mes Ryanair dhe Wizz Air me tarifa aq të ulëta saqë e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat më të lira ajrore në botë. Fluturimet drejt dhe nga Shqipëria janë në duart e dy kompanive evropiane ultra low cost: Wizz Air ka nisur fluiturimet që nga prilli 2017, Ryanair nga 31 tetori 2023. Dhe me kompanitë e tjera ajrore në vështirësi - duke filluar nga ato lokale, si Albawings - dhe easyJet, fluksi i tyre është i destinuar të rritet.
Përgjigja e ministrit osman, ndaj akuzës së Edi Ramës dhe lukunisë socialiste
Nga Floriar Arapi /Rama në takimin e tij me socialistet para disa ditësh e gjeti fajin tek perandoria osmane për korrupsionin e ministrave të tij. Sipas Ramës, vjedhjet e ministrave dhe kryebashkiakëve të vet janë pasojë e 5 shekujve sundim turk.
Kjo gjetje e Rames vjen pasi për një kohë të gjatë që ai fajtorin e gjente tek Saliu dhe lukunia e tij. Tani që qeverisja e Saliut është harruar, prej kohës së gjatë në pushtet të Ramës, ai fillon të gjej fajtorin për korrupsionin dhe vjedhjet në qeverinë e tij tek kultura osmane, duke përdorur gjuhën standarte të islamofobeve në Shqipëri, ku sipas tyre “çdo e keqe na vjen pasi ishim të pushtuar nga turqit dhe u konvertuam në muslimanë”
Festivali Europian i Këngës 2024: Jo edhe aq apolitik
Unioni Europian i Radio-Televizionit (EBU), i cili organizon konkursin, ka përsëritur gjithmonë se festivali është vetëm një ngjarje kulturore pa vend për politikë. Rregullat e tij thonë qartë se deklaratat politike apo edhe sloganet nuk lejohen në konkurs.Ky rregull mund të jetë veçanërisht i vështirë për t'u zbatuar sivjet.Pas sulmeve terroriste të Hamasit në tetor 2023 dhe luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas, Izraeli është kritikuar për efektet e fushatës së tij ushtarake ndaj popullsisë civile në Gaza.Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion plot 51 herë, kështu që nuk është hera e parë që konflikti i Lindjes së Mesme vihet në qendër të vëmendjes në këtë event.
Nënat surrogato dhe konflikti në Palestinë: Një lidhje raciste që vetëm pastor Akili mund ta bënte
Përse përpiqem të vesh këpucët e "Almës shqiptare' por pa justifikuar aktin e saj ?
Nga Alban Gorishti/ Para së gjithash, për të evituar çdo keqkuptim, padyshim që e konsideroj këtë akt të paimagjinueshëm, të pamendueshëm e jo më të zbatueshëm. Por imazhi i atyre fëmijëve që shkonin me nënën e tyre drejt vdekjes më solli parasysh jo vetëm tragjedinë e 'Almës' por të shumë Almave shqiptare.
Vajza, gra, që sikurse Alma e kohës tonë kanë bërë zgjedhje shumë të gabuara por jo rastësisht, jo për shkak të ndonjë dashakeqësie momentale por për shkak të strukturave sociale, agnatëve (favortizma të linjës patriarkale) apo cognatëve (nga ana e dajallarëve), apo ndonjë merite biologjike të kamufluar nën interesa klanore apo thjesht interesi përçmues individual.