Burgu po bëhet destinacion turistik për kriminelët / “Palestër private me abonim 100 Euro në burgun e Peqinit”

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detaje nga situata brenda burgut të Peqinit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Koka ka thënë se bazuar në një raport, në burg kishte një palestër private të shtetasit me iniciale GJ.K., ku të burgosurit paguanin 100 Euro për t’u futur.