Lidhje


Rikthehen kooperativat në Fier/ 15 familje kanë bashkuar tokat e braktisura, tani një burim i sigurt të ardhurash

Në fshatin e Baltëz në Fier, një bashkësi prej rreth 15 familjeve të komunitetit rom ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë. Prej katër vitesh, këto familje kanë filluar të bashkojnë sipërfaqet e tyre të tokave bujqësore për të formuar mini-kooperative. Iniciativa u nxit nga nevoja për të rikthyer në përdorim tokat e braktisura, pasi shumë prej tyre kishin emigruar bashkë me fëmijët e tyre dhe kishin lënë djerr tokën bujqësore.

 

Përfaqësuesi i komunitetit rom në Baltëz, Eduard Koci, shprehet se bashkimi i forcave ka qënë jetik për të gjallëruar përsëri bujqësinë lokale. Sipas tij, kjo iniciativë ka lejuar familjet të kthehen në jetën bujqësore dhe të krijojnë një burim të qëndrueshëm të ardhurash. Aktualisht, këto familje menaxhojnë rreth 15.5 hektarë tokë, të mbjella me kultura të ndryshme drithërash si misri, gruri dhe fasulet. 

Read more ...


Vrasja e dy të moshuarve në Dropull të Gjirokastrës, policia zbardh krimin makabër

69-vjeçari Thoma Mastora është identifikuar si autor i vrasjes së dyfishtë të çiftit të të moshuarve Ilia nga fshati Bodrishtë në Dropull të Gjirokastrës. Ndonëse kishte një alibi të fortë kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.

 

69-vjeçari që kishte lidhje të ngushta prej vitesh me dy të moshuarit ka qenë i fundit person që i ka takuar. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Autori ka shkuar në banesën e të moshuarve si përherë për të pirë edhe kafen e ditës me ta. Gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia, është një ndër gjurmët që çuan në identifikimin e autorit.

Read more ...


Dyshime për garë fiktive/ Tenderat e OSHEE i merr e njëjta kompani, tjetra “hyn” për ta favorizuar, fituesi “kap” 99% të fondit limit

Vetëm për periudhën 2020-2021, nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë tenderuar 139 milionë euro me tendera të paracaktuar, ku në shumicën e procedurave të prokurimit marrin pjesë vetëm 1-2 kompani dhe vlera e ofertave fituese ka qenë 98%-99% e fondit limit. Nga tenderat e OSHEE, tashmë të fshira nga faqja zyrtare, rezulton se ka pjesëmarrje të dyshimta. Ajo që evidentohet nga “Vetting” është se një kompani, e quajtur “EN-EL” ka marrë pjesë në shumë gara, duke mos fituar asnjëherë, ndërsa oferta e fituesit, në të gjitha rastet kap vlerën e fondit limit nga 98 deri në 99%.

Read more ...


Mediat greke për Ballukun:Punonte si pastruese në Greqi

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull ngritjes në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të saj, siç është rasti i Evis Berberit.Në këtë artikull Newsbomb.gr përmendet dhe arrestimin e krahut të djathtë të Belinda Ballukut, kreun e ARRSH-së, Evis Berberin, i cili dyshohet si i përfshirë në ‘korrupsion’ dhe në ‘pastrimin e parave’. Gjithashtu media greke ngre pikëpyetje për ngjitjen e Belinda Ballukut si numri dy i qeverisë dhe personi që drejton çështjet e Infrastrukturës në Shqipëri, ndërkohë që i kujton se kjo e fundit ka qenë një ndihmës shtëpiake në shtetin helen.

Read more ...

XS
SM
MD
LG