Lidhje


Ekzekutimi i policit në Fier dyshohet për gjakmarrje, babai i tij kishte vrarë një person në Has

Ekzekutimi i policit të “Shqiponjave” në fshatin Baltëz të Fierit dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.Viktima është 28-vjeçari Novruz Cenalia, me origjinë nga Tropoja. Ai u qëllua teksa ishte i veshur me uniformën e policisë dhe po shkonte për të marrë shërbimin.

 

 

Ndërsa autori është identifikuar si 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mërnica, dhe është shpallur tashmë në kërim teksa forca të shumta të FNSH dhe RENEA janë vënë në ndjekje të tij.

Read more ...


Pezullohet prokurori/ Kishte pushuar hetimet për inceneratorin e Elbasanit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullimin nga detyra dhe dërgimin për riedukim të prokurorit të Durrësit, i cili u përball me pikëpyetje mbi një vendim të tij për pushimin e hetimeve të kryera në vitin 2017 mbi Incineratorin e Elbasanit në mënyrë të dyshimtë.

 

Prokurori Anton Pali i Prokurorisë së Durrësit u dërgua për riedukim dhe u pezullua përkohësisht nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi procesi i vetingut identifikoi probleme profesionale. Pali kaloi pa probleme kriterin e pastërtisë së figurës dhe hetimi administrativ nuk vërejti problematika mbi pasurinë e tij.

Read more ...


Grabiten turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e grabitur

“Vlora Marina” është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më parë, duke vijuar pushimet e tyre në Shqipëri.

 

 

Dhënia e kësaj shume nga kompania ka qenë një formë mbështetje për turizmin në vend dhe imazhin e qytetit te Vlorës si dhe për t’ju treguar të gjithë turistëve dhe pushuesve të huaj se në Vlorë mund të pushojnë kudo dhe në çdo kohë.

Read more ...


Vdekja e eskortave nga Ukraina, si po përhapet prostitucioni i huaj në Shqipëri

Vajzat e huaja të Tiranë, të cilat ushtrojnê prostitucion janë shtuar. Ato vijnë në Tiranë si turiste, qëndrojnë për disa muaj e më pas largohen për tu zëvendësuar me të tjera.Një hetim i zhvilluar midis Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorise se Antitrafikimit në Policinë e Tiranës zbuloi nga përgjimet dhe kontrollet në terren se vajzat jane ndarë në disa zona të kryeqytetit.Ato me origjinë ruse ukrainase apo polake qëndrojnë bashkë, një grup tjetër janë ato nga Spanja, Kolumbia, apo Venezuela.Me një vëzhgim të thjeshtë në faqet e tyre online rezulton që në këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri, janë perfshire qindra vajza dhe bazat e tyre jane ne tri qytete. Tirana, Durresi dhe Saranda, te cilat jane dhe zonat me turistike te vendit.

Read more ...


Gjekmarkaj: S’kemi qenë të pushtuar nga grekët, nuk kemi pasur kurrë probleme me ta

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme me Greqinë dhe as nuk ka qenë e pushtuar nga ata.

 
 
Komentet Gjekmarkaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se vajtja e kryeministrit Edi Rama në Athinë për të takuar bashkëkombasit tanë atje, ka ngjyrime nacionaliste.

Read more ...

XS
SM
MD
LG