Lidhje


Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

Situata me zhdukjen e parave nga llogaritë e Raiffeisen Bank ka marrë përmasa edhe më alarmante, pasi të dhënat më të fundit të mbërritura në redaksi  tregojnë se nuk kemi të bëjmë thjesht me qytetarë që kanë rënë pre e ndonjë mesazhi kurth. Fakte të reja zbulojnë se sistemi i sigurisë së vetë bankës ka rënë tërësisht, duke lënë llogaritë e shqiptarëve pa asnjë mbrojtje.

 

Denoncimet tronditëse të qytetarëve dëshmojnë se edhe pasi kanë marrë masat e menjëhershme duke bllokuar kartat e tyre bankare, paratë vazhdojnë të zhduken nga llogaritë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo rrëzon përfundimisht çdo pretekst apo justifikim se faji është i klientëve që kanë klikuar linqe të dyshimta, sepse nëse një kartë është e bllokuar zyrtarisht nga vetë sistemi, asnjë transaksion nuk duhet të lejohej të kryhej.

 

Kjo situatë flet qartë se hakerat ose autorët e këtij sulmi kanë depërtuar thellë në bërthamën e sistemit të bankës, duke anashkaluar çdo pengesë të sigurisë dixhitale. Kur një nga institucionet më të mëdha financiare në vend nuk arrin dot të ndalojë vjedhjen e parave as pas bllokimit të kartës dhe fsheh vendndodhjen e transaksioneve në aplikacion, pyetja nuk është më se si u mashtruan qytetarët, por se sa të sigurta janë realisht paratë e shqiptarëve në këtë bankë./JOQ

XS
SM
MD
LG