Lidhje


Prifti palestinez Awad për sulmet e Izraelit: Po priten arteriet vitale të Palestinës

Elias Awad, udhëheqësi shpirtëror i komunitetit greko-ortodoks në qytetin e okupuar të Ramallahut në Bregun Perëndimor, sulmet izraelite ndaj Palestinës i cilësoi duke thënë "po priten arteriet vitale të Palestinës".

 

Prifti Awad, i cili mori pjesë në "Samitin Evropian për Palestinën", të organizuar në Pallatin Çırağan në Istanbul nga Forumi Evropian Musliman, Gjykata e Palestinës dhe Partia Yeniden Refah nga Türkiye, foli për Anadolu lidhur me sulmet izraelite ndaj palestinezëve, të cilat intensifikohen gjithnjë e më shumë.

 

Ai tregoi se në aktivitet po merr pjesë me një delegacion të përbërë nga klerikë muslimanë dhe të krishterë në kryesimin e kryegjykatësit të Palestinës, Mahmoud al-Habash. "Erdhëm nga Palestina e cila këto ditë është e lënduar. Po priten arteriet vitale të Palestinës nga njëri cep deri te tjetri. Veçanërisht, bijtë e popullit tonë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor u nënshtrohen sulmeve, shkeljeve dhe arrestimeve", tha ai.

 

"Populli palestinez, të krishterë-muslimanë është një. Të gjithë e mbrojmë në të njëjtën anë Palestinën"

 

Sipas tij, palestinezët, qoftë muslimanë apo të krishterë, u nënshtrohen sulmeve të Izraelit. "Populli palestinez të krishterë-muslimanë është një. Asaj që i nënshtrohen muslimanët, i nënshtrohen edhe të krishterët. Të gjithë e mbrojmë në të njëjtën anë Palestinën dhe gjërat tona të shenjta. Veçanërisht e mbrojmë Kudsin, i cili ekspozohet ndaj judaizimit", tha Awad.

 

Prifti palestinez duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë kauzën palestineze, tha: "I bëjmë thirrje të gjithë botës të mbështesë kauzën tonë palestineze për krijimin e një shteti të lirë palestinez me Kudsin si kryeqytet".

 

Ai tha se paqja në Lindjen e Mesme do të vijë vetëm me themelimin e shtetin palestinez. "Si palestinezë, ne jemi të parët që zgjasim dorën për paqe", theksoi ai.

 

"Ashtu si u bombarduan xhamitë, u bombarduan edhe kishat"

 

Prifti Rawad, më tej duke folur për bombardimin e vendeve të adhurimit tha: "Vrasja e fëmijëve dhe grave të pafajshme është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe po shkatërron Palestinën. Sot botës i bëmë thirrje për ndalimin e luftës shkatërruese (në Palestinë). Si popull palestinez, nuk i shohim gjërat nga perspektiva e të krishterëve apo muslimanëve. Ashtu si u bombarduan xhamitë, u bombarduan edhe kishat. Ashtu si u bombarduan shtëpitë e muslimanëve, u bombarduan edhe ato të krishterëve".

 

Awad tha se Izraeli i shpalli luftë të gjithë popullit palestinez, përfshirë të gjitha vendet e tij të shenjta, historinë, fshatrat dhe qytetet.

 

"Këtë vit anuluam festimet e Krishtlindjes"

 

Prifti palestinez, Awad tha se këtë vit kanë anuluar festimet e Krishtlindjes dhe se do të bëjnë vetëm me ritualet fetare.

 

"Jemi në radhë të parë për ta mbrojtur kauzën tonë. Inshallah, Krishtlindja do të mundësojë krijimin e shtetit palestinez dhe çlirimin e palestinezëve dhe kjo do të jetë festa jonë", tha ai.

 

Në aktivitet morën pjesë drejtues të opinionit, klerikë, akademikë dhe politikanë nga 50 vende të ndryshme.

 

Burimi: AA


Forcat izraelite vrasin 5 palestinezë në kampin e refugjatëve Al-Far'a në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vranë 5 palestinezë në bastisjen që kryen në kampin e refugjatëve Al-Far'a në afërsi të qytetit Tubas në verilindje të Bregut Perëndimor nën pushtim.

 

Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarët, mësohet se shumë ushtarë izraelitë kryen bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në kampin e refugjatëve Al-Far'a.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se në bastisjen e kryer ndaj kampit të refugjatëve Al-Far'a humbën jetën 6 palestinezë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

 

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se ekipet kanë trajtuar shumë të plagosur, përfshirë edhe ata në gjendje të rëndë.

 

Më tej theksohet se ushtarët izraelitë kanë penguar punimet e ekipeve të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, është rritur në 272 numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori nga sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin nën pushtim.

 

Burimi: AA


Vriten 2 ushtarë të tjerë izraelitë në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se edhe 2 ushtarë të saj janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e bllokuar të Gazës,

 

Në një njoftim ushtria bëri të ditur se 2 ushtarë rezervë janë vrarë në përleshjet në Rripin e Gazës.

 

Me këtë, numri i ushtarëve të vrarë izraelitë në sulmet tokësore në Rripin e Gazës u rrit në 91 ndërsa numri i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor u rrit në 418.

 

Burimi: AA


Dy ushtarë të tjerë izraelitë vriten në Gaza, përfshirë djalin e anëtarit të kabinetit të luftës

Ushtria izraelite tha sot se dy ushtarë të tjerë u vranë në Rripin e Gazës, përfshirë djalin e anëtarit të kabinetit të luftës, Gadi Eiznkot.

 

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se ushtari rezervist Meir Eiznkot u vra në një shpërthim bombe në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

 

Një tjetër ushtar u vra në një përleshje në jug të Rripit të Gazës, shtohet në deklaratë.

 

Dy ushtarë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë luftimeve.

 

Ushtria tha se 416 ushtarë janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit në Gaza më 7 tetor.

 

Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës më 1 dhjetor pas përfundimit të një pauze humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas.

 

Të paktën 17.177 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 46.000 të tjerë janë plagosur në sulmet intensive ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

 

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200.

 

Burimi: AA


Danimarka miraton projektligjin që ndalon djegien e Kuranit dhe librave të tjerë të shenjtë

Danimarka ka miratuar një projektligj që e bën të paligjshme djegien e librave të shenjtë dhe sulmin ndaj tyre.

 

Në votimin e zhvilluar në parlamentin danez, 77 deputetë votuan kundër, ndërsa 94 deputetë pro projektligjit.

 

Sipas ligjit, i cili u pranua me shumicë votash, do të ndalohet djegia e Kuranit dhe librave të tjerë të shenjtë, sulmet ndaj këtyre librave dhe sjelljet e papërshtatshme që synojnë vlerat fetare.

 

Personat që shkelin ligjin mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

Në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi, kërkohet nënshkrimi i Mbretëreshës Margrethe II të Danimarkës.

 

Masa vjen pas disa provokimeve në Danimarkë dhe Suedi ndaj librit të shenjtë Kuranit, të cilat kanë shkaktuar reagime të mëdha.

 

Politikani danez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqësi i Partisë “Stram Kurs”, Rasmus Paludan, dogji disa herë Kuranin në qytetet suedeze Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin Stokholm gjatë festës së Pashkëve në vitin 2022.

 

Paludan dogji Kuranin edhe përpara ambasadës turke në Stokholm më 21 janar dhe asaj në Kopenhagë më 27 janar.

 

Po ashtu, Salwan Momika, me origjinë nga Iraku, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkoi me ditën e parë të Kurban Bajramit.

 

Momika shkeli Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë përpara Ambasadës së Irakut në Stokholm më 20 korrik dhe para parlamentit suedez më 31 korrik.

 

Momika, duke shtuar sulmet e tij, vazhdoi të djegë Kuranin në pjesë të ndryshme të Stokholmit nën mbrojtjen e policisë më 25, 26, 27 dhe 29 gusht.

 

Bahrami Marjan, me origjinë iraniane, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë në plazhin Angbybadet të Stokholmit më 3 gusht.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG