Moska duartroket Trumpin pas sulmit ndaj Zelensky-t: Ukrainës i duhet një lidership i fokusuar në paqe
Sunday, 11 October 2026 15:21
Sulmi i Donald Trump ndaj Volodymyr Zelensky-t, të cilit i bëri thirrje për një president të ri për Ukrainën, u prit me duartrokitje të menjëhershme nga Moska.
Kirill Dmitriev, i dërguari i presidentit rus Vladimir Putin për bashkëpunim ekonomik, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke mbështetur qëndrimin e Trumpit ndaj udhëheqjes ukrainase.
"Presidenti Trump bashkohet me shumë njerëz që besojnë se Ukrainës i duhet një lidership vërtet i fokusuar në paqe, jo në aventurat ushtarake të Zelensky-t", shkroi Dmitriev.
"Diplomacia e naftës ia ka hequr maskën Zelensky-t", shtoi ai.