Lidhje


Zbarkimi masiv i emigrantëve në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Shengenit për Spanjën

 

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për pezullimin e përkohshëm të disa dispozitave të Marrëveshjes së Shengenit mbi lëvizjen e lirë, pas mbërritjes së qindra emigrantëve të parregullt nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës. Me anë të një reagimi në platformën "X", Meloni i cilësoi pamjet nga Ceuta si tronditëse dhe paralajmëroi se Italia nuk do të qëndrojë pasive përballë këtyre zhvillimeve.

 

"Imazhet që vijnë nga Ceuta janë tronditëse dhe tregojnë, edhe një herë, se emigracioni i pakontrolluar i paligjshëm përbën një kërcënim konkret për sigurinë e kufijve të Evropës. Kam folur me Ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi. Italia nuk do të rrijë duarkryq dhe të vëzhgojë. Ne po mbledhim organet përkatëse dhe pas këtyre takimeve, jemi të përgatitur të ndërhyjmë me masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë e qytetarëve, përfshirë pezullimin e Zonës Shengen me Spanjën. Lidhur me emigracionin e paligjshëm, ne nuk do të lëshojmë asnjë centimetër: mbrojtja e kufijve, ndalimi i trafikantëve të qenieve njerëzore dhe sigurimi i riatdhesimeve efektive do të vazhdojnë të jenë linja e kësaj Qeverie," theksoi Meloni në"X".

XS
SM
MD
LG