Lidhje


SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump deklaroi se ekziston mundësia që Irani të ketë pajisje ushtarake në ishull dhe paralajmëroi se, nëse kjo rezulton e vërtetë, SHBA-ja do të ndërmarrë veprime.

 

“Nëse i kanë, dhe është shumë e mundur që t’i kenë, ne do të kujdesemi për këtë”, u shpreh ai.

 

Presidenti amerikan sugjeroi gjithashtu se Kuba mund të ketë edhe raketa iraniane, duke theksuar se çështja është aktualisht në shqyrtim nga administrata e tij.

 

Megjithatë, Trump nuk paraqiti prova apo detaje që mbështesin këto pretendime. Deri më tani, e vetmja gjë e konfirmuar është se Uashingtoni ka nisur një hetim për këtë çështje, ndërsa autoritetet kubane nuk kanë reaguar ende ndaj deklaratave të presidentit amerikan.

XS
SM
MD
LG