Fjalimi i simpoziumit te gjenocidit serbo grek malazez- 26.11.2025
Nga Floriar Arapi
Te nderuar profesorë dhe akademikë, drejtues organizatash dhe institucionesh, miq te pranishem, motra dhe vellezer ! Në emër të Mexhlis dhe shoqatave të tjera organizatore të këtij simpoziumi, ju falemderoj për pjesëmarrjen. Në veçanti falenderoj profesorët referues për kohën që i dedikuan këtij eventi.
Qellimi i ketij simpoziumi është, të hedhim drite mbi tragjedine me te madhe qe i ka ndodhur kombit shqiptar, vrasjen dhe dëbimin masiv të shqiptarëve gjatë pushtimit serbo greko malazez në vitin 1912, tragjedi kjo e cila pasoi me coptimin e trojeve tona duke i ndarë ato sipas orekseve të këtyre shteteve, fituese te Luftës së Parë Ballkanike.
Populli shqiptar që prej në fillim shekullit të 19, ka qenë pre e sulmeve kryesisht serbe greke, por dhe të tjerë, duke u krijuar ndaj tij një listë e tërë gjenocidesh, spastrimesh etnike e fetare, asimilimesh dhe gllabërimesh të territoreve.
Lista e këtyre gjenocideve fillon që me luftën për pavarësi të Greqisë në vitin 1821, ku pakicat shqiptare muslimane të ndodhura në Peloponez u vranë të gjithë pas fitores së forcave kryengritëse greke ndaj osmanëve në Tripolisa.
Kjo listë vazhdon më pas në vitin 1878 në luftën ruso-turke, me Kongresin e Berlinit ku osmanët humbën territorin e Nishit dhe ndaj shqiptarëve u krye gjenocidi dhe spastrimi etnik i radhës.
Më pas kemi gjenocidin serbo grek malazes në luftën e parë Ballkanike, për të cilën do flasim më tej sot.
Më pas nga serbët janë kryer masakara të ndryshme dhe spastrime etniko-fetare gjatë Luftës së Parë Botërore, gjatë mbretërsë jugosllave, gjatë Luftës së Dyte Botërore dhe gjatë regjimit komunist jugosllav.
Të gjitha këto kulmuan me gjenocidin dhe spastrimin etnik në luftën për pavarësi të Kosovës në vitet 98-99, ku spastrimi etnik dështoi pasi Kosova arriti të marrë lirinë.
Interesant është fakti se spastrimi etnik i fundit ndaj shqiptarëve ka ndodhur në 10 Shkurt të vitit 2000, ku nën hundën e forcave franceze, u dëbuan prej serbëve nga Mitrovica e Veriut rreth 12 mijë shqiptarë për ti hapur rrugën krijimit të “Republikës serbe të Kosovës” të zbukuruar me emrin “Asosacioni i komunave serbe”.
Sikurse në veri Serbia, edhe Greqia në jug veproi njësoj. Prej vitit 1912 deri 1945 ata përdorën të gjitha format për të realizuar spastrimin etniko fetar të shqiptarëve, duke konkluduar me gjenocidin ndaj çamëve muslimanë në vitin 1945, për të cilin kemi kryer edhe simpoziumin e shkuar.
Përsa i përket gllabërimit të territoreve shqiptare, përveç të mësipërmëve që thamë, ai vazhdon të kryhet akoma në forma të ndryshme, siç janë :
⁃ demarkacioni me Malin e Zi, nga ku shqiptarët nën trysninë e ndërkombëtarëve humbën rreth 70 km katror. Ky dorëzim territori u krye nga Ramush Haradinaj, ish kryeministri “hain dhe tradhetar i Kosovës” siç e quan vetë ai, atë person që do të nëshkruajë këtë tradhëti për dorëzim territori - në një dekleratë të bërë përpara se të bëhej kryeministër.
Raste te tjera që kemi akutalisht në proçes gllabërim dorëzimi territori janë ato që quhen me emrat “Asosacioni i Komunave Serbe” në veri me Serbinë.
⁃ Kurse në jug me Greqinë është ajo që quhet “marrveshja e detit” nga ku shqiptarët do të humbasin rreth 300 km katror sipërfaqje të detit të brendshëm, territor ky i cili ka regjim të njëjtë juridik ndërkombëtar me tokën.
Nga të gjitha krimet ndaj shqiptarëve që përmendëm më sipër pa asnjë dyshim që gjenocidi gjatë pushtimit serbo grek malazes në vitin 1912 ka qenë më i rëndi dhe tragjedia më e madhe që i ka ndodhur kombit shqiptar.
Përkujtimi i këtij gjenocidi dhe spastrimit etnik është thelbësor për të treguar dhe ruajtur të vërtetën historike dhe për tua mësuar atë brezave të rinj të cilët pothuajse nuk dinë asgjë për të.
Është per te ardhur keq dhe nuk mund te jete e rastesishme qe kjo tragjedi përmendet krejt tërthorazi ose aspak nga tërësia e institucioneve shqiptare, duke filluar nga historiografia shqiptare, nga politika, nga arti, nga kinematografia, e duke vazhduar deri tek kleri, hoxhallarët dhe priftërinjtë. Edhe kur permendet fokusi kryesor eshte vendosur mbi trojet e lena jashte territorit te shtetit shqiptar, por nuk hidhet aspak drite tek masakrat mbi popullsine civile shqiptare ne trojet e tyre dhe dëbimin masiv. Nuk permendet sa ishte kjo popullsi perpara pushtimit dhe sa ishte pas pushtimit. Nuk jepen detaje se cfare u be me keta njerez, sa u vrane, sa u debuan dhe ku shkuan.
Megjithëse te dhenat per keto masakra jane te dokumetuara ne arkiva te ndryshme, shqiptareve nuk u eshte mesuar kjo tragjedi në historine që ata mësojnë në shkolla.
Rregullisht ne librat e historise ne shkollat tona na mesohet per sundimin romak, bizantin, osman dhe pushtimin italian dhe gjerman etj, por shume pak përmendet ky pushtim, megjithëse ai është tragjedia më e madhe e kombit tonë dhe nuk është e larget ne kohe.
Ky anashkalim, i është bërë kesaj pjese te historise si nga sistemi komunist edhe pas renies së tij ne periudhën e demokracise. Gjate periudhes se komunizmit, kishim qindra filma propagandistike qe flisnin kunder pushtimit gjerman, italian dhe sundimit osman, por asgje kundrejt pushtimit serbo grek malazez te vitit 1912.
Fshehja e këtyre te vertetave është ne sherbim te plote te interesave shoviniste antishqiptare dhe tregon qe pushtetaret tane, ne rastin me te mire jane te pakujdesshëm ndaj te vertetave historike dhe interesave kombetare, dhe ne rastin tjeter i kanë shitur ato.
Per te argumetuar atë çfarë thashe me siper, pra trajtimin si tragjedinë më të madhe të shqiptarëve, do duhet te paraqes shkurt disa te dhena, pasi per detaje te sakta do te na paraqesin profesoret e fushes.
Lufta e Parë Ballkanike filloi më 8 tetor 1912. Ushtria osmane, e angazhuar në luftën me Italinë, e cila kishte sulmuar Libinë, atëherë territor osman rreth por rreth 6,000 km larg nga Ballkani, u gjend e papërgatitur dhe pësoi humbje përballë aleancës së shteteve ballkanike, të mbështetura nga Rusia.
Sipas studiuesit amerikan Justin McCarthy ne librin e tij “Vdekje dhe debim”, popullsia muslimane e 4 vilajeteve shqiptare, Shkoder, Kosove, Manastir dhe Janine ishte rreth 1 milion e 900 mije banore. Muslimanët ne keto vilajete ishin ne shumice derrmuese shqiptare. Popullsia shqiptare e krishtere ishte disa qindra mije, te ndare ne ortodoks dhe katolik.
Sipas McCarthi te bazuar ne regjistrat e kohes dhe ne raportimet e paleve serbe, greke dhe bullgare per krimet e njera tjetres, rreth 27 % të muslimanëve u vrane ose u lane te vdisnin nga uria dhe 35 % e tyre u debuan. (duhet theksuar se keto aleate me largimin e perandorise osmane menjehere u bene armiq dhe luftuan mes tyre Luften e Dyte Ballkanike per ndarjen e trojeve shqiptare dhe territoreve te tjera te perandorise osmane)
Pra sipas dokumentave të analizuara prej tij, numri i shqiptarëve muslimane qe u vrane ose vdiqen nga uria në këtë pushtim ishte rreth 510 mijë njerez dhe numri i te debuarve ishte rreth 670 mije. Raportime te tjera nxjerrim shifra te ndryshme, diku me te larta diku me te ulëta, por burimet më besueshme janë te peraferta me këtë. Masakrat kryesore u kryen ne krahinen e Kosoves nga serbet, në vilajetin e Manastirit të Maqedonise se sotme, nga serbet, greket dhe bullgaret, ne vilajetin e Shkodres nga malazezet dhe serbet, dhe ne vilajetin e Janines nga greket.
Masakrat ndaj shqipëtarve krishterë dhe dhuna asimiluese.
Pervec shqiptareve muslimane, masakra dhe demtime te pronave pati edhe ndaj shqiptarëve të krishtere, sidomos ndaj te krishtereve katolike te cilet kishin besim të ndryshëm nga shtetet ballkanike ortodokse. Ndaj shumë prej shqiptarëve katolik u ushtrua presion për tu konvertuar në ortodoks, megjithatë këto veprime bëheshin deri diku me kujdes për shkak që të mos zemëronin Austro-Hungarinë dhe shtetet e tjera evropiane.
Kurse ndaj shqiptarëve ortodoksë të veriut u ushtrua një dhunë e madhe për ti konvertuar ata në sllavë, duke arritur ti konvertojnë disa qindra mijëra të tillë në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, etj. Kjo është edhe arsyeja pse sot nuk ka shqiptarë ortodoksë në trojet veriore shqiptare në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Një fakt të tillë e vërtetoi me deklarimin e tij përpara disa vitesh vetë ish kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili pranoi publikisht që është shqiptar ortodoks i konvertuar në sllav maqedonas dhe se gjyshërit e tij flisnin shqipen si gjuhë të tyre.
Ekstremizmi nacionalist fetar dhe islamofobia.
Motivet e ketij gjenocidi ishin te qarta, xenofobia, islamofobia, ektremizmi fetar dhe nacionalist. Qellimet kryesore ishin krijimi i shteteve te pastra etniko-fetare, shfarosja e muslimanëve në Ballkan dhe Evropë, por edhe shovinizmi nacionalist kombetar, spastrimi etnik i shqiptarëve dhe turqeve. Kjo u arrit plotësisht nga Greqia dhe në një masë të madhe nga Serbia dhe të tjerët.
Retorika serbo greke e kohës dhe veprimet e tyre demonstronin një islamofobi ekstreme. Kush ishte musliman, ose do të vritej, ose do të dëbohej, ose do të konvertohej me dhunë në të krishterë ortodoks. Sipas tyre muslimanët shqiptarë ishin turko-arab që duhej të përziheshin një herë e mirë nga Ballkani dhe Evropa. Një retorikë e tillë ka vazhduar të përdoret rregullisht sidomos nga Serbia. Kjo retorikë përpiqet të dehumanizojë muslimanët dhe të relativizojë krimet ndaj tyre. Ditët e fundit kanë dalë në skenë se një njeri jo i thjeshtë por vetë presidenti aktual i Serbisë Vuçiç akuzohet për vrasje njerëzish si gjueti dhe kanë ridalë në skenë sërish deklarimet e tij, ku thotë “ne do të vrasim 100 muslimanë për çdo serb të vrarë”.
Viktimë e një ideologjie ekstremiste të tillë ranë edhe një pjesë shqiptarësh të krishterë të cilët iu bashkuan serbëve dhe malazezëve në veri dhe më së shumti grekëve në jug, për të kryer masakra dhe gjenocid ndaj muslimanëve shqiptarë.
Fatkeqësisht një retorikë e tillë islamofobe vazhdon përdoret rregullisht edhe në ditët e sotme ku muslimanët shqiptarë konsiderohen si të huaj, turko arabë të cilët duhet që të përzihen nga trojet shqiptare dhe Evropa. Pra rrjedhimisht duhet që të largohen nga trojet shqiptare rreth 85 % e shqiptarëve të cilët janë muslimanë dhe kjo do të thotë që praktikisht këto troje të hyjnë nën influencën dhe sundimin e fqinjëve tanë serbë dhe grekë.
Ku shkuan shqiptaret muslimane te debuar ?
A e keni bërë ndonjëherë pyetjen pse ka 7 deri në 10 milionë shqiptarë në Turqi ?!
Streha e vetme per shqiptaret e debuar prej trojeve te tyre ishte Perandoria Osmane. Ata shkuan pothuajse te gjithe ne territoret e Turqise se sotme, kurse nje pjese e vogel shkoi ne Egjipt, Siri etj. Për këtë arsye Turqia eshte sot shteti me numrin me te madh te shqiptarëve që llogaritet të variojë nga 7-10 milion, por njëherazi edhe atdheu i dyte i shqiptarëve.
I ftoj historianet dhe studiuesit shqiptar te hedhin plotësisht drite mbi keto fakte historike.
Nese ne harrojmë historinë, ajo është e destinuar të përsëritet, sikurse është përsëritur 10 herë në dy shekujt e fundit.
Experienca historike eshte ajo që duhet të përcaktojë dhe të orientojë politikën dhe popullin shqiptar se si duhet te sillemi me popujt dhe mbi çbaza duhet ti ngremë aleancat dhe miqësitë.
Ne nuk duhet te harrojme kurre ata që kryen gjenocid ndaj nesh, gjithashtu nuk duhet te harrojme kurre ate qe na hapi deren dhe na futi ne shtepi, kur po na ndiqnin per te na vrare.
Miqte tane jane ata qe i duan dhe i respektojne shqiptaret dhe jo ata qe i trajtojne shqiptaret me urrejtje, me gjenocid dhe me fshesen e spastrimit etnik.
Kjo nuk do të thotë që ne sduhet të falim, patjetër që duhet të falim por edhe nuk duhet të harrojmë sepse siç e thamë më lart historia përsëritet. Deri tani është përsëritur 10 herë. Nuk duhet të lejojmë që ne apo fëmijët tanë të jenë të 11.