Lidhje


Burri i ministres së Ramës qëllon me thikë kreun e ATK-së dhe arratiset jashtë shtetit

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se Koshaj më 21 nëntor 2023 është paraqitur te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal, ku ka deklaruar se bashkëshorti i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me thikë në trup.

 

Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive ka marrë një goditje me jep prerës nga Andri Ibrahimaj, por fatmirësisht pa pasoja serioze, raporton gazetarja Lala.

Read more ...


“Mbaroi o jetë!” 5 të vdekur, kush është vajza që u takua mes lotëve me të atin sapo doli nga burgu, e përfshirë në aksidentin tragjik 25 Prill 09:58

Ditën e djeshme filloi zbatimi i amnistisë penale dhe nga burgjet në të gjithë vendin u liruan qindra të burgosur. Një prej tyre ishte Rexhina Çelhaka, e cila sapo doli nga burgu i grave 325, u përqafua me të atin i cili po e priste të dera e institucionit. 

 

“Mbaroi o jetë”, dëgjohet të thotë Bedri Celhaka teksa përqafon të bijën.

Read more ...


Skandal në Angli pas vdekjes së Leonard Farrukut -“Një gojë myslimani më pak për t’u ushqyer”

Mediat britanike janë duke bërë raportime ngjethëse sa i përket sjelljes së rojeve të sigurisë në anijen burg ‘Bibby Stockholm’, ku humbi jetën edhe azilanti shqiptar Leonard Farruku. Trajtim çnjerëzor dhe racizëm i pastër etnik dhe fetar. Kjo është ajo që del nga raportimi që bën Daily Mail në lidhje me vdekjen e Farrukut.

 

Ndërkohë, Ministria e Brendshme britanike thekson se nuk është vënë në dijeni dhe nuk ka të dhënë për pretendimet se rojet e sigurisë ishin shprehur se pas vdekjes së Farrukut “kishin një gojë myslimani më pak për të ushqyer”.

Read more ...


Qyteti dixhital i MBS mbetet vetëm një "ëndërr politike"/ Qyteti futuristik 105 milje i gjatë në Arabinë Saudite është "shkurtuar" paksa - me 103.5 milje

Ai u cilësua si një qytet futurist, me mure xhami, por u realizua vetëm në sferën dixhitale - aty ku edhe mbeti si projekt. Lajmi i dytë më pak befasues i kohëve të fundit – i pari është se më shumë deputetë konservatorë thuhet se janë përfshirë në skandale të çuditshme seksuale dhe financiare – është se Line, projekti i krenarisë i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman 105 milje (170 km) i gjatë në Arabinë Saudite, po zvogëlohet. Në një akt të asaj që njihet në industrinë e ndërtimit si inxhinieri me vlerë, tani do të jetë vetëm një milje e gjysmë e gjatë, një zbtitjr prej 98.6%.

Read more ...


Prifti At Nikolla Xhufka paditet për fyerje nga vartësit e Janullatosit

Në datën 19 prill ora 10:30 u zhvillua seanca gjyqësore midis paditësit Nikolaos Pelivan Hyka (me titull Mitropolit i Fierit i emëruar nga kryepeshkopi Janullatos) dhe të paditurit në këtë proces gjyqësor, At Nikolla Xhufka prifti ortodoks shqiptar i Elbasanit. Nikolaos Hyka i përfaqësuar nga avokat Sokol Mengjesi paditi At Nikollën i cili nga ana e tij ishte i përfaqësuar nga avokat Margarita Kola, me akuzën e fyerjes dhe shpifjes. Në gjyq u paraqit përfaqësuesi ligjor i Nikolaos Hyka, z.Sokol Mengjesi dhe gjithashtu At Nikolla Xhufka. Në gjygj u kërkua nëse dy klerikët mund të pajtoheshin dhe ta mbyllin këtu gjyqin por At Nikolla Xhufka nuk pranoi dhe këmbenguli që gjyqi të vazhdojë . Pavarsisht se ligji e parashikon që paditësi duhet të jetë prezent, çuditërisht Nikollaos Hyka nuk u paraqit në këtë proces gjyqësor të cilin vet ai e kishte iniciuar.

Read more ...

XS
SM
MD
LG