Lidhje


Shpërndante drogë në fushat sportive ku luanin nxënësit e shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një i ri është arrestuar pasi u kap me doza droge, të cilat i shiste në fusha sportive që frekuentoheshin nga nxënës shkolle. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sprotive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read more ...


24 orët e fundit të Hitlerit/ ‘Qëllove në shenjë’, thotë djali i Goebbels kur Fuhreri vret veten

Një libër interesant po tërheq vëmendjen se fundmi teksa pretendon të rrefejë minutë pas minute 24 orët e fundit të Hitlerit në Bunkerin e Berlinit ku fshihej. Autorët Jonathan Mayo e Emma Craigie tregojnë gjithashtu për shthurjen e dehjen e dëshpërimit të ushtarëve të tij të afërt në orët e fundit, teksa rusët afroheshin në qytet. Në ekstraktin e sotëm, e përditshmja britanike DailyMail tregon sesi lideri nazist dhe bashkëshortja u detyruan të kryenin vetëvrasje teksa sovjetiket avanconin.

Read more ...


Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? / Arrestohen dy vajza nga Shqipëria për rrëmbimin e biznesmenit kosovar

Dy vajza shqiptare janë arrestuar për rrëmbimin e biznesmenin nga Gjilani, Musah Hamiti i cili rezulton i zhdukur prej 10 janarit 2024. Familjarët rapotuan zhdukjen e tij, teksa thane se kishte me vete 80 mijë franga. Nga brenda Gjykatës mesohet se një gjykatës i procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të dërguar në paraburgim Silvana Dulellarin e lindur në vitin 1984 dhe Marinela Markoviç e lindur në vitin 1989.

Read more ...


Mjeku turk i bëri ndërhyrje në stomak për t’u dobësuar, 20-vjeçarja vdes 24 orë më vonë

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacion stomaku ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë. 20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2,500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Read more ...


6 destinacione të reja me Ryanair nga Rinasi

6 linja të reja ajrore loë cost i shtohen Ryanair, kompanisë lider në Europë që operon në vendin ton që prej nëntorit të vitit që lamë pas, duke e çuar në 22 numrin e destinacioneve të fluturimeve. CEO i Ryanair Michael O’Leary u shpreh se këto destinacione të reja dhe çmimet e ulëta do të rrisin trafikun ajror të Ryan Air në 2024-ën me mbi 3 milionë pasagjerë. Drejtori i aeroportit të Rinasit Piervittorio Farabbi bëri të ditur se vitin e ardhshëm parashikohet një fluks prej 9 mln pasagjerësh, ndaj sipas tij është e domosdoshme rritja e kapaciteteve të aeroportit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG