Lidhje


Zjarrfikësit shpëtuan derrat nga zjarri, muaj më vonë i hëngrën si salçiçe në shenjë falënderimi

Një ngjarje sa heroike aq dhe e çuditshme ka pushtuar rrjetet sociale, për një grup zjarrfikësish në Angli dhe një dhuratë shumë "speciale" që morën si mirënjohje. Gjithçka nisi kur një ekip zjarrfikësish në Wiltshire u përball me një zjarr masiv në një fermë. Me shumë përpjekje dhe guxim, ata arritën të nxirrnin të gjallë nga flakët disa derra, duke u vlerësuar si heronj që shpëtuan jetën e kafshëve. Pronarja e fermës, Rachel Rivers, në atë kohë u shpreh tejet mirënjohëse për punën e tyre të palodhur.

 

Megjithatë, mirënjohja mori një formë krejt tjetër gjashtë muaj më vonë. Kur kafshët arritën moshën e duhur për thertore, pronarja vendosi t’u dërgonte zjarrfikësve një dhuratë: salçiçe të bëra pikërisht nga derrat që ata kishin shpëtuar nga zjarri.

 
"Jam e sigurt se vegjetarianët do ta urrejnë këtë, por unë doja t'u tregoja mirënjohjen time," tha fermerja Rivers për mediat lokale. "U kisha premtuar që do t'u sillja salçiçe dhe ata mbetën shumë të kënaqur."
 

Ekipi i zjarrfikësve jo vetëm që e pranoi dhuratën, por madje organizoi edhe një skarë (BBQ) me produktet e marra. Ata postuan foto në rrjetet sociale duke shijuar salçiçet, duke i cilësuar ato si "fantastike" dhe si një fund të natyrshëm për ciklin e jetës në një fermë.

 

Lajmi shkaktoi reagime të shumta online. Ndërsa shumë njerëz e panë si një veprim praktik të jetës në fshat, organizatat për mbrojtjen e kafshëve, si PETA, e cilësuan ngjarjen si "makabre", duke argumentuar se derrat "shpëtuan nga zjarri vetëm për t'u përballur me thikën gjashtë muaj më vonë"./JOQ

XS
SM
MD
LG