Lidhje


Kuvendi i Shqipërisë votoi rezolutën për Iranin si vend sponsor i terrorizmit, reagon Izraeli

Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit Gideon Sa’ar ka reaguar këtë të martë pas votimit të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shpalli Iranin sponosor të terrorizmit.

 

Ministri i Jashtëm në reagimin e tij ka përshëndetur rezolutën duke vlerësuar Shqipërinë për mbështetjen e saj.

 

Reagimi i Ministrit të Jashtëm të Izraelit:

 

Unë përgëzoj Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, e cila shpall Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Në fjalët e rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Kjo është një tjetër demonstrim i qartë i dimensionit moral në politikën e jashtme të Shqipërisë. @HoxhaFer”

 

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota projekt rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.

 

Votimi:

79 vota pro

1 abstenim- Redi Muçi

0 kundër

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.

 

Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.

 

Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Seanca plenare përfundoi pas votimit dhe zgjati 22 minuta./euronews

XS
SM
MD
LG