Lidhje


Program i veçantë i Ramazanit në Diyanet TV: Egert Haxhiu, kryetar i TUMED, diskuton mbi “Ümmet Olmak”

 

Një program i veçantë kushtuar muajit të shenjtë të Ramazanit u transmetua disa orë më parë në kanalin Diyanet TV, ku personalitete të njohura diskutuan mbi temën “Ümmet Olmak” (Të jesh një Ummet).

 

Biseda u zhvillua në kuadër të emisionit të përditshëm të Ramazanit “İftarı Beklerken”, një program që transmetohet gjatë këtij muaji dhe që synon të sjellë reflektim shpirtëror, diskutime fetare dhe interpretim muzikor para momentit të iftarit. Programi fton rregullisht studiues, akademikë dhe personalitete publike për të diskutuar mbi vlerat fetare dhe sociale të Ramazanit.

 

Në edicionin e transmetuar më 11 mars në orën 17:00, morën pjesë Doç. Dr. Süleyman Gümrükçüoğlu, anëtar i Këshillit të Lartë të Çështjeve Fetare në Turqi si dhe Egert Haxhiu, kryetar i Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi (TUMED).

 

Diskutimi u përqendrua në konceptin e “Ummetit”, që në traditën islame i referohet bashkësisë së besimtarëve myslimanë dhe idesë së solidaritetit, përgjegjësisë së përbashkët dhe unitetit shpirtëror mes tyre.

 

Gjatë bisedës, të ftuarit trajtuan rëndësinë e këtij koncepti në kontekstin e sfidave bashkëkohore që përballen shoqëritë myslimane, duke theksuar se Ramazani është një periudhë reflektimi jo vetëm individual, por edhe komunitar.

 

Programi u moderua nga Ali Bektaş, ndërsa pjesa artistike u pasurua me interpretimin e ilahive nga solisti Agâh Terzi, duke i dhënë aktivitetit një atmosferë të veçantë shpirtërore.

 

Emisioni “İftarı Beklerken” është pjesë e programacionit të veçantë që Diyanet TV transmeton gjatë Ramazanit, ku përveç diskutimeve fetare dhe kulturore përfshihen edhe interpretime muzikore dhe reflektime mbi vlerat morale dhe sociale të këtij muaji të shenjtë.

XS
SM
MD
LG