Lidhje


Replikë me dhëndrin Berishës për incidentin në Xhaminë e Namazgjasë gjatë protestës së 20 shkurtit

 

 

Pasi u shfaq në video duke dhënë instruksione për protestën e opozitës nga taraca e Xhamisë së Namazgjasë, teksa protestuesit po përplaseshin me policinë në kohën kur besimtarët po faleshin, Jamarbër Malltezi reagoi me një koment në postimin në faqen e Mexhlis. Në reagimin e tij, ai bën deklarata të ashpra ndaj besimtarëve myslimanë dhe mban qëndrime kontradiktore.

 

 

Malltezi pretendon se, pas protestës, shkoi për t’u falur në xhami për herë të parë, ndonëse shprehet se i vjen rëndë të falet në “tokë të vjedhur”. Kjo ngre pikëpyetje mbi motivin dhe kohën e zgjedhur për t’u paraqitur në xhami pikërisht ditën e protestës. Ai gjithashtu insinuon se nuk u lejua të hynte nga një efektiv policie dhe, me shprehje në koment si “më bëhet qefi që ju paska zënë frika”, lë të kuptohet se i konsideron besimtarët si të lidhur me pushtetin.

 

Nga ana tjetër, Mexhlis ka qenë ndër të parat media që ka dënuar publikisht hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e xhamisë dhe ka mbajtur qëndrim konseguent kritik ndaj qeverisë. Dyshimet se protesta u zhvendos pranë xhamisë për të nxitur ndjeshmëri fetare mbeten të forta, ndërsa komentet e Malltezit janë shprehje e një qasjeje hipokrite të tij dhe të Sali Berishës ndaj Islamit dhe besimtarëve myslimanë, që nuk dallon nga qasja politike e qeverisë që ata pretendojnë se i bëjnë opozitë.

 

XS
SM
MD
LG