Lidhje


Qeveria tërhoqi ligjin pro LGBT, revoltohet Kristi Pinderi: Lëpirësa të Trump!

Qeveria shqiptare ka tërhequr projektligjin për barazinë gjinore, pas debateve të ashpra publike dhe presionit të grupeve konservatore. Buja e madhe në media zbuloi skandalin e ligjit që presupozohet të kalohej i kamufluar për interesat e gjinive ylber në Shqipëri.

 

Versioni fillestar i ligjit, i cili parashikonte përfshirjen e termave modernë si “gjinitë e tjera”, ka pësuar ndryshime të mëdha, duke zbehur ndjeshëm synimet fillestare të ministrisë përgjegjëse.

 

Ky vendim ka shkaktuar reagimin e ashpër të aktivistit Kristi Pinderi, i cili në një postim të gjatë ka kritikuar ashpër si kryeministrin Edi Rama ashtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i quajtur bashkautorë të situatës së krijuar.

 

“Përveç mungesës së frikshme të informacionit dhe pamundësisë absolute të gjuhës shqipe për të përkthyer konceptin ‘intersectionality’ (qarkullojnë tre versione, asnjëri nuk është i saktë; pamundësi nga e cila është ndërtuar kjo rrëmujë e pashpjegueshme logjike) në thelb, i gjithë kaosi me këtë ligjin ka vetëm dy autorë, Ramën dhe Berishën.

 

Sipas tij, situata e krijuar është një shfaqje e përbashkët politike midis dy liderëve.

 

"Tani, për të ndëshkuar LGBTQ+ janë gati të hedhin në kosh gjithë progresin e arritur me mund për të drejtat e grave, si i thonë asaj, me hedh foshnjën bashkë me ujin!”, shkruan Pinderi./joq

XS
SM
MD
LG