Lidhje


Anëtarët e Senatit meksikan përfshihen në konflikt fizik pas thirrjeve për ndërhyrje ushtarake amerikane kundër karteleve

Anëtarët e Senatit meksikan u përfshinë në një përleshje të mërkurën pas thirrjeve të dyshuara nga opozita e krahut të djathtë për ndërhyrje ushtarake amerikane kundër karteleve të drogës.  Në përleshje u përfshinë Presidenti i Senatit Gerardo Fernández Noronha dhe Senatori i krahut të djathtë Alejandro “Alito” Moreno.Incidenti pasoi disa ditë shkëmbimesh verbale midis dy palëve, të nxitura nga akuzat e Uashingtonit kundër Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro, të cilin administrata Trump e quan “kreu” i një karteli të trafikimit të drogës.

 

FOTO+VIDEO/ Anëtarët e Senatit meksikan përfshihen në

Moreno jo vetëm që e mbështet këtë akuzë, por ai gjithashtu ka paraqitur një ankesë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm meksikan kundër Maduros për lidhje me kartelet meksikane dhe i ka lidhur aktivitetet e tij të dyshuara të paligjshme me zyrtarë nga partia në pushtet MORENA (Lëvizja Kombëtare e Rilindjes, një e majtë nacionaliste). Noronha i ka mohuar akuzat. 

 

Ndërsa seanca po mbaronte dje, Moreno doli në skenë dhe iu afrua me zemërim Noronhas kur ky i fundit i kujtoi se nuk i kishte dhënë fjalën. Ai i kapi dorën, presidenti kërkoi që të mos e prekte, pastaj senatori e shtyu disa herë dhe e goditi në qafë, përpara se të hidhte në dysheme një fotograf që u përpoq t’i ndante.

 

Debati ishte nxehur tashmë kur shumica, e cila është afër qeverisë, akuzoi partitë konservatore PRI dhe PAN se kishin bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake amerikane në vend, diçka që të dyja partitë e mohojnë.

 

Disa javë më parë, media raportoi se Donald Trump kishte urdhëruar ushtrinë amerikane të ndërmerrte veprime kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine, disa prej të cilave u shtuan në shkurt në listën e zezë të Uashingtonit të organizatave të huaja “terroriste”./oranews

 

XS
SM
MD
LG