Lidhje


Erdogan prezanton “Kupolën e Çeliktë”: Do ngjitemi në “ligë tjetër” mbrojtjeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të sistemeve vendase të mbrojtjes ajrore, duke theksuar se asnjë vend nuk mund ta garantojë të ardhmen e tij pa pasur kapacitete të pavarura në këtë fushë.

 

“Asnjë vend që nuk mund të zhvillojë sistemin e vet të mbrojtjes ajrore nuk mund ta shohë të ardhmen me vetëbesim përballë sfidave aktuale”, u shpreh Erdogan gjatë ceremonisë së hapjes së punimeve të kompanisë së mbrojtjes “Aselsan” në Ankara.

 

Kreu i shtetit turk tha se me sistemin e ri të mbrojtjes ajrore “Kupola e Çeliktë”, Turqia do të ngjitet në “një ligë tjetër” sa i përket aftësive mbrojtëse.

 

Ai shtoi se shtimi i tri sistemeve të mbrojtjes ajrore “HISAR”, me rreze të mesme veprimi dhe 21 automjete shtesë, do të forcojë ndjeshëm kapacitetet parandaluese të vendit.

 

Sipas Erdogan, Turqia jo vetëm po konsolidon mbrojtjen e saj kombëtare, por po i vë gjithashtu në dispozicion sistemet e industrisë së mbrojtjes edhe për aleatët dhe miqtë e saj, duke rritur njëkohësisht ndikimin diplomatik në skenën ndërkombëtare./euronews

XS
SM
MD
LG