Orizi Gold ‘surprizon’ qytetaren, e hapi për ta bërë pilaf dhe gjeti pleshta

Një qytetare ka denoncuar publikisht një rast të rëndë që lidhet me sigurinë ushqimore në vendin tonë, konkretisht të Orizit GOLD nga Teuta. Me video, qytetarja tregon se si orizi i blerë i ka dalë plot me insekte brenda paketimit. Qytetarja shkruan se produkti ushqimor është blerë nën] një market pranë shkollës së Bashkuar në Tiranë, ndërsa insektet janë zbuluar pasi po e përgatiste për ta servirur në tryezën familjare për vaktin e drekës. Në mesazhin e saj denoncues, qytetarja shkruan se ka qenë duke gatuar pilaf, me orizin Gold kur vuri re praninë e insekteve dhe plezhtave, gjë që e tronditi dhe e detyroi të hidhte në kosh të gjithë ushqimin.
“Peshendetje si jeni? Te lutem postoje kte vidjo mbase e shohin plerat e ndyra se po na marin jeten po na vdesin perdit e me shum mjer fmijet tanë. Po beja dreken familjes po gatuaja pilaf dhe shikoj qe pilafi ishte i mbushur me pleshta dhe ca do ham tjeter ca na ka ngel pa ngren se dhe pleshtat ja po i hajm Ideal per pilaf me pleshta i mallkofte allahu se po na marin jete. Po sot sa e hapa e bleva te shkolla bashkuar. Po sesht hera par qe ndodh qe i vraft zoti o zot se po na marin fmit nqaf. Po per zotin e madh i gjithi po e pastroja thash mos jan pak se me erdh keq ta hidhja po ishte plot dhe e hodha ne kosh pastaj:, shrkaun denoncuesja për JOQ.
Denoncuesja thekson se kjo nuk është hera e parë që përballet me raste të tilla dhe ngre alarmin për shëndetin e fëmijëve, që sipas saj janë më të rrezikuarit nga papastërtia dhe pakujdesia me produktet ushqimore në treg. Ajo kërkon që AKU të marrë masa të menjëhershme për të kontrolluar cilësinë e ushqimeve që shiten në dyqanet e lagjeve dhe të ndëshkojnë ata që neglizhojnë standardet higjieno-sanitare./Joq