Ligjvënësi amerikan: Thirrja “Liri për Palestinën” është anti-semite
Saturday, 07 June 2025 12:33

Një ligjvënës republikan në SHBA, Gabe Evans, ka paraqitur një rezolutë simbolike në Kongres, ku e cilëson thirrjen “Liri për Palestinën” si një slogan anti-semit që, sipas tij, kërkon “shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe të popullit hebre”.
Rezoluta vjen pas një sulmi ndaj një tubimi pro-Izraelit në shtetin e Kolorados, ku mbetën të plagosur 12 persona.
Kjo është një nga disa përpjekjet e fundit në SHBA për të goditur mbështetjen ndaj të drejtave të palestinezëve. Aktivistët, në anën tjetër, e konsiderojnë thirrjen “Liri për Palestinën” si një kërkesë legjitime për çlirim nga pushtimi dhe diskriminimi izraelit./mesazhi