Motrat Nitaj Çertifikohen me Ixhazet në 10 Kiraetet e Kur’anit

Muhafizet e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”, motrat: Hfz. Mr. Rineta Nitaj dhe Hfz. Mr. Fatime Nitaj, çertifikohen me ixhazet në 10 kiraetet e Kur’anit Famëlartë me zinxhir transmetimi të lidhur deri tek Muhamedi a.s.
Përmes kësaj arritjeje, ato fituan titullin: “Shejha të 10 kiraeteve të Kur’anit Famëlartë” nga Az’hari Sherif i Egjiptit. Sendet në të cilat janë çertifikuar:
- Senedi në kiraetin Nafi El-Medenij
- Senedi në kiraetin Ibn Kethir El-Mekenij
- Senedi në kiraetin Ebu Amër El-Basrij
- Senedi në kiraetin Ibn Amir Esh-Shamij
- Senedi në kiraetin Asim El-Kufij
- Senedi në kiraetin Hamze El-Kufij
- Senedi në kiraetin Kisaij El-Kufij
- Senedi në kiraetin Ebu Xhafer El-Medenij
- Senedi në kiraetin Jakub El-Basrij
- Senedi në kiraetin Half El-Ashir El-Bezi
Janë çertifikuar gjithashtu në mutunet:
- “Mutn Esh-Shatibijeh”
- “Mutn Ed-Durrah El-Mudijeh”
- “El-Mukadimeh El-Xhezerijeh”
- “Et-Tuhfetu El-Etfeli wel Gilmen”
Kiraetet janë trashëgimi e bekuar e leximit të Kur’anit, të përcjellë nga Pejgamberi ﷺ brez pas brezi me zinxhir të saktë. Të zotërosh 10 kiraetet nuk është vetëm njohje teknike, por një nder dhe përgjegjësi madhështore.
Kjo arritje madhore e muhafizeve dëshmon lidhjen e tyre me Kur’anin dhe vazhdimësinë në misionin e tyre – shërbimin ndaj fjalës së Zotit./mesazhi