Të krishterët në Gaza kremtojnë të Premten e Madhe

Të krishterët në Gaza janë tubuar në kishën historike të Shën Porfirit për të kremtuar të Premten e Madhe, derisa sulmet ushtarake izraelite vazhdojnë në enklavën e rrethuar. Besimtarët e krishterë të Gazës morën pjesë në shërbimin në kishë, duke kënduar himne, duke ndezur qirinj dhe duke kryer lutje për paqe në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelit. E Premtja e Madhe është pjesë e Javës së Shenjtë tek besimtarët e krishterë, e cila përfshin të Enjten e Madhe, që përkujton darkën e fundit, si dhe mbyllet në Ditën e Pashkëve të dielën, duke festuar Ringjalljen e Krishtit.
Më 18 mars, Izraeli rifilloi sulmet në gaza, duke thyer marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.
Të paktën 51 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë./AA