Lidhje


Fillimisht e lirojnë por sapo del nga burgiu e vendosin në arrest shtëpie/Ahmed Mansara u prek nga skizofrenia në burgjet i.zraelite

Autoritetet izraelite lëshuan një urdhër arresti shtëpie për të burgosurin palestinez 23-vjeçar Ahmad Manasra deri të dielën, vetëm disa orë pas lirimit të tij pas nëntë vitesh e gjysmë në burgjet izraelite. Izraeli të enjten liroi Ahmadin, i cili u prek nga skizofrenia gjatë nëntë viteve e gjysmë në burg. Mjekët thanë se ai zhvilloi skizofreninë në izolim dhe u përpoq të dëmtonte veten dhe të tjerët. Ahmad u arrestua në moshën 13 vjeçare në Kudsin e pushtuar Lindor dhe u dënua me 10 vjet në burgjet izraelite.

 

Në vitin 2015, forcat izraelite arrestuan Ahmadin, nga Beit Hanina në Kudsin Lindor të pushtuar, kur ai ishte vetëm 13 vjeç, dhe vranë kushëririn e tij 15-vjeçar, Hassan Manasra, për një sulm të supozuar me thikë kundër kolonëve izraelitë në vendbanimin Pisgat Ze'ev.

 

Familja e Ahmedit e ka hedhur poshtë kategorikisht akuzën e stisur nga autoritetet izraelite.

 

Ahmedi u godit nga një makinë dhe u rrah dhe u tall nga kalimtarët izraelitë. Një video e Ahmedit i shtrirë në rrugë, i gjakosur nga koka ndërsa izraelitët e tallnin, morri miliona shikime.

 

Që nga arrestimi i tij, Ahmedi u është nënshtruar kushteve brutale, duke përfshirë taktika të pamëshirshme të marrjes në pyetje.

 

Që atëherë, shëndeti i tij fizik dhe psikologjik është përkeqësuar, thanë burimet palestineze.

 

Sipas burimeve, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka një lëndim në kokë, të cilin e ka marrë gjatë një sulmi fizik gjatë arrestimit.

 

Burgimi i tij në izolim për periudha të gjata e përkeqësoi gjithashtu shëndetin e tij psikologjik, duke çuar në diagnozën e skizofrenisë për shkak të keqtrajtimit.

 

Qindra të burgosur, duke përfshirë gra dhe të mitur, janë burgosur nën praktikën e të ashtuquajturit paraburgim administrativ.

 

Disa të burgosur janë mbajtur në paraburgim administrativ deri në 11 vjet.

 

Sipas politikës së tij të ndalimit administrativ, regjimi pushtues i ndalon palestinezët pa gjyq ose padi deri në gjashtë muaj, një periudhë që mund të zgjatet një numër të pacaktuar.

 

 

XS
SM
MD
LG