Lidhje


Dha jetën për atdhe! Kush është Afrim Bunjaku, polici që u vra nga serbët gjatë detyrës

Afrim Bunjaku është polici i Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës, teksa po i bënte ballë serbëve në fshatin Banjska të Leposavçit.

 

Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën Bunjaku.

Read more ...


Kurti në The Guardian: Vuçiç ofendon e mallkon gjatë negociatave, ndërmjetësve iu them ndaleni, s’e bëjnë

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë bërë aq të njëanshme sa kanë arritur në një rrugë pa krye, ka thënë kryeministri i Kosovës.

 

Të dielën, tensionet u rritën sërish pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të Kosovës, në dhunën e parë në rajon prej muajsh, shkruan sot The Guardian, i cili ka vendosur këtë lajm si kryesorin në ballinë.

Read more ...


Shefi i OSBE-së reagon për vrasjen e policit në veri të Kosovës: Të rivendoset paqja mes dy vendeve, autorët të sillen para drejtësisë

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka dënuar me gjuhën më të ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri. Davenport tha se autorët e këtyre krimeve, të cilët i quajti të neveritshme, duhet të dalin menjëherë para drejtësisë.

 

“Dënoj me gjuhën më të ashpër të mundshme sulmin brutal të mëngjesit të sotëm mbi Policinë e Kosovës, ku një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

 

Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, tha Davenport.

 

Kujtojmë se të shtënat me armë zjarri po vazhdojnë ende në veri të vendit.

Burimi;Ora News


Strukturat e sigurisë së Kosovës: Sulmi në veri u krye nga njësi të specializuara të Serbisë

Zbardhen detaje nga sulmi me armë në Veri të Kosovës. "Express", duke iu referuar burimeve nga brenda strukturave të sigurisë, tregon se sulmi është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

 

Ky grup i armatosur i njësive të specializuara të Serbisë ka ndërhyrë drejtpërdrejt në veri dhe ka organizuar pritën e armatosur duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër. Krerët e shtetit të Kosovës kanë dënuar ashpër një incident të tillë tragjik.

 

Reagime kanë ardhur edhe nga ambasadat e huaja të cilat kërkojnë që autorët e rastit të sillen para drejtësisë. Reagime të shumta po vijnë edhe nga figura të tjera politike ndërkombëtare.

 

Ndërkohë që është duke u mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka nisur në orën 10:00.

 

Burimi;Ora News

XS
SM
MD
LG