Lidhje


Mësuesi proteston i vetëm në Kukës: Qyteti pa rini, shkollat mbyllen çdo vit

I vetëm në sheshin e Kukësit, mësuesi i biologjisë Besmir Muslia protestoi këtë 8 dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, duke denoncuar gjendjen e vështirë të rinisë dhe arsimit në qytet.

 

Me pankarta që pasqyronin mungesën e rinisë dhe shkollave që mbyllen vit pas viti, Muslia kërkoi vëmendje për problemet që prekin të ardhmen e qytetit. Ai u shpreh se pas 35 vitesh nga ndryshimet historike të rinisë shqiptare, gjendja e qytetit është alarmante dhe me keqardhje pati një urim të dhimbshëm, “mos e paçi fatin e rinisë së Kukësit”.

 

Mësuesi u shpreh se politika ka premtuar zgjidhje për 35 vite, por pa rezultate konkrete, dhe bëri apel për masa që mbështesin rininë dhe arsimin në këtë zonë./vna.al

 

 

XS
SM
MD
LG