Lidhje


Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

Një ambjent i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në Shkodër. Për pasojë janë arrestuar Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç.

 

Gjithashtu, u ndaluan dy punonjësit e OSHEE-së Genc Aliaj, 63 vjeç dhe Blendi Cufaj, 33 vjeç, dhe u proceduan penalisht edhe pesë punonjës të tjerë për shpërdorim detyre.

 

Gjatë kontrolleve u sekuestruan:

119 bimë të dyshuara kanabis

2.17 kg kanabis të tharë

284 pajisje elektrike për kultivim

7 celularë

1 armë zjarri pistoletë me municion

Dokumente italiane dhe targa angleze të dyshuara të falsifikuara

Orë dore Rolex, byzylykë, unazë, DVR, fenelina si e policisë, rripa dhe këllëf armësh

Një shumë parash në paund anglez.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG