Lidhje


E bujshme/ Argjentina u favorizua në botëror, vjen konfirmimi

IFAB ka shtuar polemikat, në lidhje me kartonin e kuq të Brel Embolos në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 mes Zvicrës dhe Argjentinës.  Incidenti ndodhi në minutën e 72-të, kur fillimisht gjyqtari Joao Pineiro akordoi faull në favor të Embolos dhe ndëshkoi Leandro Paredes me karton të verdhë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ndryshuar.

 

Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim në mesfushë, duke u përjashtuar nga loja.

 

Sipas udhëzimeve të reja të IFAB, kjo procedurë nuk ishte në përputhje me protokollin e VAR-it. Organi qeverisës sqaron se VAR mund të korrigjojë vetëm gabimet për identitetin e lojtarit të ndëshkuar dhe jo të ndryshojë natyrën e faullit apo të japë një karton të verdhë për një shkelje tjetër.

 

IFAB thekson se kartoni i verdhë i Paredes mund të anulohej, por Embolo nuk duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë.

 

I njëjti interpretim i gabuar u evidentua edhe në ndeshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Paraguait, ku Miguel Almiron u ndëshkua për simulim pas një ndërhyrjeje të rishikuar nga VAR./Cna

XS
SM
MD
LG