Protestat ziejnë në Shqipëri, Rama justifikohet për udhëtimin në Zvicër pas videos së publikuar nga Zagani/‘Isha i ftuar, s’kam udhëtuar kurrë me lekët e shtetit’
Tuesday, 16 June 2026 11:47
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-shefi i policisë së Vlorës, Dritan Zagani, në të cilët kryeministri shfaqej në Zvicër me miq në një ambient lokali duke konsumuar diçka.
Zagani shkruante në dixhiturën e videos se “Sheshet e Tiranës plot, ky ha e pi këtej me lekët tuaja….vazhdoni ju protestoni paqësisht se jeni popull i kulturuar, ashtu si do ky”, e pikërisht këtij komenti i është përgjigjur Rama duke e cilësuar si shpifje dhe pasaktësi.
Numri një i qeverisë thotë se ishte në Basel i ftuar privatisht, dhe se kurrë sipas tij nuk ka udhëtuar me paratë e shtetit në raste kur ka qenë i ftuar në mënyrë private e jo në vizita zyrtare.