Alex Soros nxjerr zbuluar Ramën, dy “vëllezërit” takim të ngrohtë në Spanjë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin ndërkombëtar “Mbrojtja e Demokracisë” të zhvilluar në Spanjë, i drejtuar nga Pedro Sánchez. Ngjarja mblodhi liderë botërorë me qëndrime kritike ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke e pozicionuar samitin si një forum me ton anti-Trump.
Rama ka treguar interes të madh për të qenë pjesë e “Bordit të Paqes” dhe në fjalën e tij në takim vlerësoi rolin e SHBA në OKB. Vizita e tij në Izrael dhe shpallja e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit u interpretuan si hapa për të tërhequr vëmendjen e Washingtonit.
Megjithëse Rama nuk publikoi asnjë foto, Alex Soros shpërndau imazhe ku shihet kokë më kokë me kryeministrin shqiptar në Barcelonë.
Në një moment tjetër, Rama duket duke i treguar telefonin Sorosit, sikur të ishin në një bisedë të afërt me një person të tretë. Soros i shoqëroi fotot me mbishkrimin “Progresivët në Barcelonë”, duke konfirmuar takimin.
Rama duket se po ndjek një strategji të dyfishtë: në publik shfaqet pro-Trump, ndërsa në prapaskenë ruan marrëdhënie të ngushta me rrjetin Soros. Kjo kujdesje shihet edhe në faktin që prej vitesh nuk ka publikuar foto me Alex Soros, as kur ka marrë pjesë në dasma apo vizita të tij në Shqipëri.
Samiti u shënua nga paralajmërimet e Sánchez për një “valë reaksionare” dhe kritika ndaj politikave të djathtës. Në të morën pjesë liderë si Cyril Ramaphosa dhe Gustavo Petro, të cilët kanë pasur përplasje me Trump për çështje si tarifat dhe migracioni.
Në këtë kontekst, Rama synon të mbajë ekuilibrin mes afrimit me SHBA dhe lidhjeve me progresistët evropianë e rrjetin Soros, duke u përpjekur të mos lërë gjurmë të hapura për miqësinë e tij me ta.