Si do të shkojnë astronautët në tualet në hapësirë - zgjidhja prej 23 milionë dollarësh e NASA-s
Mungesa e gravitetit në hapësirë mund të paraqesë një sërë sfidash - ndër të cilat edhe shkuarja në tualet për astronautët. Kishte një problem të vogël me tualetin përpara se të nisej misioni Artemis 2, por pasi inxhinierët e shqyrtuan atë, sistemet u lejuan për përdorim."Ne ju rekomandojmë që të prisni që sistemi të arrijë shpejtësinë e funksionimit përpara se ta vini në punë", u tha kontrolli i misionit astronautëve pak para nisjes.
NASA shpenzoi më shumë se 23 milionë dollarë për të zgjidhur këtë problem, gjë që çoi në zhvillimin e "Sistemit Universal të Menaxhimit të Mbeturinave", shkruan BBC.
Sistemi mund të përdoret si nga burrat ashtu edhe nga gratë dhe përfshin një gyp të lidhur me një tub për të mbledhur urinën, ndërsa rrjedha e butë e ajrit parandalon derdhjen. Një ndenjëse e projektuar posaçërisht lejon që mbeturinat e ngurta të futen me vakum në një enë të mbyllur, ndërsa parzmore dhe pajisje të ndryshme shtrënguese parandalojnë që anëtarët e ekuipazhit të fluturojnë larg gjatë përdorimit të sistemit.