Lidhje


Demokratët të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u votuan drejtuesit e rinj të partisë, është shoqëruar me debate dhe pakënaqësi, të cilat duket se janë reflektuar edhe në procesin e votimit. Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm garuan Flamur Noka dhe deputeti Saimir Korreshi, ndërsa disa anëtarë kanë zgjedhur të mos mbështesin asnjërin prej tyre.

 

Në disa prej fletëve të votimit, të publikuara pas procesit, shihet se votuesit u kanë vendosur një kryq të madh emrave të të dy kandidatëve, duke i bërë votat të pavlefshme dhe duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë ndaj alternativave në garë.

 

Pavarësisht këtyre votave të pavlefshme dhe debatit që shoqëroi mbledhjen, Flamur Noka arriti të rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Ai siguroi 184 vota, ndërsa rivali i tij Saimir Korreshi mori 84 vota, duke fituar një tjetër mandat katërvjeçar si numri dy i selisë blu.

 

 

/joq

XS
SM
MD
LG