Lidhje


A e kanë shitur tokën e tyre palestinezët?!

Alketa Gjoni

 

Një pretendim i rremë i sionistëve izraelitë që e kanë vënë në qarkullim prej disa kohësh. Teksa shohim me sytë tanë një tokë palestineze të shkatërruar, dhe që po bëhet gati të popullohet nga hebrenj, e kemi më të lehtë të besojmë faktin, që kështu është vepruar dhe më herët, pra që palestinezët nuk iu kanë shitur tokën e tyre hebrenjve, por toka është rrëmbyer me forcë.

 


Profesori, osmanolog i shquar, specialist i Çështjeve të Lindjes së Mesme, z. Zekerija Kurshun hedh poshtë në mënyrë kategorike pretendimin, që palestinezët e kanë shitur tokën e tyre te hebrenjtë. Për agjensinë turke të lajmeve AA shprehet: "Palestinezët jo vetëm që nuk e kanë shitur tokën, por kur hebrenjtë hynë si pushtues në tokën palestineze kanë nxjerrë fetva (dekret fetaro-ligjor), që është haram (e ndaluar), që t'iu shesësh tokën hebrenjve. Pretendimi që palestinezët kanë shitur tokë është një pretendim sionist. Ky pretendim është kundër së vërtetës historike.

 

Toka palestineze deri më 1917 ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Osmanët mirëpritën hebrenjtë e ikur nga gjenocidi në perëndim, por e ndaluan me dekret shtetëror vendosjen e tyre në numër të shumtë në tokat palestineze. Në shek. XIX nga njëra anë kemi një perëndim kundër hebrenjve, nga ana tjetër kërkonin një shtet për ta. Në 1917 pas Deklaratës së Balfurit, në mënyrë të jashtëligjshme u vendosën hebrenjtë në tokën palestineze. Pas shpalljes së shtetit izraelit, iu mor toka palestinezëve dhe iu dha hebrenjve dhe në këtë mënyrë u krijua një konflikt, i cili vazhdon edhe në ditët e sotme. Në vitin 1945 hebrenjtë zotëronin 5,6 % të tokës në Palestinë, në vitin 1948 kjo arriti në 78 %. Në vitin 1967 pushtoi edhe 2 milion dylym dhe u bë tokë e hebrenjve. E gjitha kjo u arrit nëpërmjet pushtimit me armë dhe gjenocidit, ashtu siç me të njëjtën mënyrë po kërkohet sot pushtimi i gjithë Gazës. A e shitën Gazën palestinezët tek hebrenjtë?!…

XS
SM
MD
LG