Lidhje


Sikur Skënderbeu të kishte qenë gjallë do kishte dalë me shpatë në mbrojtje të familjes

Nga Alban Gorishti

 

Dje e veshën prapë Skënderbeun në shesh, po nuk pati asnjë që ankohej për këtë ndodhi. Madje e kishin vënë mu në qendër të tribunës, e kishin rrethuar me aheng që po të kishte qenë gjallë sot do ta mendonte me doemos si ndonjë lukuni djallëzore. Madje bërtitën dhe u vërtiten rreth e rotull bustit sikur të ishte valle 'indianësh' rreth zjarrit si simbol i kushtritimit për luftë. Sot prita ndonjë reagim nga 'përparimtarët' pellazg por spashë askënd ta vinte ujin në zjarr për shkak të kësaj shfaqje të huaj rreth heroit tonë autoktonm U vërtiten dhe klithën në gjuhë të huaj por asnjë 'gjuhëtar' flamur-shpuar nuk shfaqi indinjatën e vet për këtë tallje shumfsih më të madhe me një shesh që të rikujton historinë. Faktikisht historia jonë është kaq kontroverse saqë individë që çirren në media për ruajtje të kulturës mesjetare nuk thonë asnjë fjalë kur vjen puna për të mbrojtur familjen, atë familje që sikur heroi ynë të kishte qenë gjallë do të dilte me shpatë në dorë në mbrojtje të saj.

 


Dje sheshi buçiste nga shfaqjet e huaja, nga muzika e çartisur, nga meloditë dhe imazhet tërësisht të huaja për modelin autokton të historisë dhe kulturës. Dje po të kaloje përmes sheshit Skënderbej do të kujtohej familja vetëm sepse një grup i vogël njerëzish dolën në mbrojtje të saj. Dje buçitjet e orkestrës së dirigjuar nga interesa që duan ta rrënojnë çdo koncept 'familjar' gati e mbysin zërin e disa njerëzve që shenjtërinë e familjes e shohin si aset hyjnor dhe interes primar kombëtar. Dje faktikisht të gjithë duhet të ishin në anën e sheshit që protestonte për të ruajtur tingujt e fjalës Nënë dhe Baba jo asaj ane që jo asaj ane që e harron konceptin e familjes nën tinguj shfrenues dhe avuj dehës, këta të fundit nuk do ti kishte njohur dot as Skënderbeu dhe as ata që hodhën gurthemelin e shtetit të ri shqiptar, atij shteti që i pranoi në gjirin e vet të gjithë pavarsisht diferencave religjoze apo kulturore.


Me ç'duket ata që e shohin Skënderbeun si kalorës të krishtërimit nuk e shohin fare atë si prind dhe burrë shteti sikurse ky i yni që është formuar nga Baballarët e kombit me fe të ndryshme dhe ide të njejta. Por jo si ato të dikujt që çirret më tepër për liritë e një modeli posterior europian për të cilin asnjë 'hero kombëtar' nuk do të ndjehej krenar.

 

Linku i artikullit : https://www.facebook.com/share/p/1C8TATJ18c/

 

XS
SM
MD
LG