Lidhje


Ortaku i kryegylenistit Allajbeu zapton Ranën e Hedhun

Ju ka rastisur ta shihni në rrjetet sociale, por askujt nuk i kishte shkuar në mendje që edhe një nga zonat perla të vendit do të ndërtohej e do të përpihej nga oligarkia.

 

Ky projekt i quajtur Dukagjini Resort do të ndërtohet tek Rana e Hedhun në Shëngjin me administrator Korab Llukën. Ky i fundit është i biri i oligakut nga Peja Ekrem Lluka.

 

Me Vendimin nr. 71, datë 29 janar 2025, qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë “Dukagjini Group” të Ekrem Llukës leje ndërtimi dhe tokë shtetërore falas për ndërtimin e një resorti me pallate, hotel, vila dhe kazino në zonën “Mali i Rencit” në Shëngjin.

 

Sipërfaqja e falur Llukës si investitor strategjik ka një sipërfaqe prej 5.9 hektarësh dhe një vlerë investimi prej 70 milionë eurosh, për të cilën nuk ka deklaruar burimin e financimit.

 

Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allajbeun, pronar i “American Hospital Kosova” janë akuzuar se kanë pastruar 3.4 Milionë € përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ky projekt miliona eurosh do të jetë një tjetër derdhje që do të justifikojë pastrimin e parave që ka bërë oligarku nga Peja Ekrem Lluka, duke ndërtuar në pikën më të bukur të Adriatikut në Shqipëri.

 

Përflitet se Lluka ka qenë oligarku i preferuar i Millosheviçit, ish-presidentit serb dhe ka kontrabanduar cigare me vëllain e këtij të fundit, sot i “dalë në pension”. Edhe sot thuhet se vëllai i Millosheviçit paguhet dhe merr dividentë nga bizneset e Ekrem Llukës, si ortak i paligjshëm me të në disa kontrabanda dhe biznese në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje./JOQ

XS
SM
MD
LG