Lidhje


Hamasi ngelet i paprekur, pra a ka dështuar Izraeli?

Nga Xavier Villar

 

Gjashtë muaj pas sulmit blitz të Izraelit në Gaza, inteligjenca ushtarake e shtetit pushtues ka pranuar me ngurrim atë që shumë kishin dyshuar: arritja e një fitoreje vendimtare ndaj Hamasit, e cila qenka një qëllim i paarritshëm. Pavarësisht retorikës fillestare të kryeministrit Benjamin Netanyahu për asgjësim total, realiteti në terren flet ndryshe.

Tzachi Hanegbi, kreu i sigurimit kombëtar të Izraelit, kishte deklaruar më parë se asgjë më pak se 'fitore totale' nuk do të mjaftonte. Megjithatë, siç pranoi zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari më 18 mars, Hamasi vazhdon të këmbëngulë, duke u rigrupuar – pretendon ai – rreth spitalit Al-Shifa në Rripin verior.

Read more ...


DW: Pse gjithnjë e më shumë jomyslimanë në përëndim po e festojnë Ramazanin

Ramazani është duke u kthyer gradualisht në festë me popullaritet më të madh në vendet me shumicë të krishtere.
 
Vitin e kaluar, Londra u kthye në qytetin e parë të madh evropian që të zbukuroi rrugët me dritat e Ramazanit. Shembullin e Londrës e ndoqi këtë vit Frankfurti në Main, i cili u kthye në qytetin e parë të madh gjerman që ndez dritat e Ramazanit.
Në Austri këtë javë më shumë se 1 mijë vetë u bënë bashkë për një “iftar të përbashkët” në landin e Kaerntenit, ku të gjithë anëtarët e komunitetit u ftuan të prishin agjërimin e Ramazanit duke ngrënë së bashku, edhe pa qenë myslimanë dhe pa agjëruar. 

Read more ...


Realiteti i hidhur shqiptar, dhe, disa hapa konkrete drejt rrugëdaljes…!

Nga:Sali Shasivari/ Ndonëse nuk jam ndjekës i afërt dhe i rregullt i masmediave dhe rrjeteve sociale mbarëshqiptare, të cilat, në ditët e sotme, jo vetëm që krijojnë ‘kulturë të masave’ (‘mass culture’), por, të njejtat, janë pasqyrim i realitetit të përgjithshëm të një shoqërie…
 
Mirëpo, nga ajo që më bie në sy dashje-pa-dashje dhe kohë pas kohe, si dhe, nga ajo që shihet, dëgjohet dhe bisedohet në përgjithësi, të krijohet përshtypja se, si popull dhe si shoqëri, jemi katandisur drejt ‘së ngrënit të kokës sonë’ dhe drejt vetëzhdukjes…!
 
Kështu, ‘nëpërkëmbja e shenjtërive’, ‘glorifikimi i antivlerave’, dhe ‘debatet shterpe’ duket se janë shndërruar në ‘top-agjendë mbarëkombëtare’…!

Read more ...


“Islami është po aq i hershëm në Europë sa është edhe Krishtërimi”

Nga Dr. Ardian Muhaj /Si titull të këtij shkrimi vendosëm fjalinë e fundit të një referati 90 minutësh të Ian Chambers, Professor i Universitetit të Napolit, në hapjen e një konference mbi kulturat e Mesdheut, mbajtur në javën e parë të nëntorit në Universitetin e Maltës. Menjëherë mbas referatit vijuan pyetjet dhe diskutimet. I pari që nxitoi të fliste ishte një profesor nga Malta, i cili e filloi reagimin e tij pikërisht duke kundërshtuar me nervozizëm të dukshëm fjalinë e fundit të Prof. Chambers që e zgjodhëm edhe për titull. Ai u shpreh i habitur se si mund të imagjinohej, pa le më të thuhej një gjë e tillë nga një personalitet i tillë si Prof. Chambers, kur nuk mund të ekzistonte asnjë pikë dyshimi se Islami ishte shumë më i vonshëm se sa Krishtërimi në Europë. Kjo sipas tij ishte diçka e ditur dhe e njohur botërisht dhe nuk kishte arsye të vihej në dyshim dhe madje as të diskutohej. Përgjigja e Chambers ishte shumë e qetë dhe u përmblodh në dy fjalë: Europa nuk është thjesht një kontinent por edhe një proces. Ai përmendi vetëm një shembull. Deri në shekullin e XII në vendet Skandinave bëheshin sakrifica njerëzore ndaj idhujve paganë dhe një pjesë e mirë e Europës ishte akoma pagane kur Islami kishte shekuj që lulëzonte pikërisht në Europë.

Read more ...


Kush e përmirëson shoqërinë, individi, grupi apo tërësia?

Pejgamberi a.s pati thënë se: Janë dy kategori njerëzish, të cilët nëse përmirësohen, me ta përmirësohet e tërë shoqëria, ata janë dijetari dhe pushtetari"

Reformatorët sipas parimeve fetare përqendrohen zakonisht në thirrjen dhe udhëzimin që i drejtohet individit për ta nxitur atë për që të tregohet i bindur dhe i drejtë. Natyrisht, këto janë ndër çështjet e rëndësishme dhe themelore në jetën e një muslimani, të cilat synojnë të reformojnë jetën e tij në këtë botë dhe në botën tjetër . Pyetja është: A çon në reformimin e shoqërisë ajo që bën kleri në përpjekje për të reformuar individin? A i kushtojnë, njerëzit e fesë, po aq rëndësi reformimit të shoqërisë?

Read more ...

XS
SM
MD
LG